-
Urdhri i ri i Ministrisë së Bujqësisë: Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet 100% (VIDEO)
Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet plotësisht por vetëm ato kontenierë që janë kapur më parë në shkelje. Sipas urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë kontrolli do të bëhet me bazë risku për ato kompani Braziliane që më parë kanë sjellë në vend ngarkesa mishi me probleme. Ndërkohë në fund të dhjetorit 2019 importi i mishit ka arritur në 736.5 milionë lekë dhe është eksportuar 10.9 milionë lekë.
16 Shkurt 2020, 16:16