POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Arena Kombëtare' drejt përfundimit, ja si duket pas 1 viti e gjysmë punime (VIDEO)

Foto nga punimet e stadiumit 'Arena Kombëtare'

"Shtëpisë" së re të kombëtares shqiptare i është dhënë forma. Punimet intensive vazhdojnë dhe stadiumi duket se është drejt përfundimit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar video të zhvillimeve më të fundit të punimeve për stadiumin 50 milion eurosh i cili pritet të jetë me një kapacitet prej 22 500 vende. 

Nga pamjet duket se stadiumi është drejt përfundimit. Arenës kombëtare i është dhënë forma, shkallët e stadiumit madje stadiumit po i vendoset dhe ‘streha’ metalike, e para për një stadium në Shqipëri e cila historikisht stadiumet i ka pasur të ‘zhveshur’. 

Në fillimet e projektit të tij u mendua se stadiumi kombëtar do t’i ngjasonte stadiumeve gjermane, dhe më saktë atij të Freiburg, por nga kjo video e fundit duket se stadiumi po i përngjan më shumë një ‘San Siro’-je të ri, jo më kot dhe arkitekti i stadiumi Mario Casamonti, është një italian. 

Më 9 qershor filloi prishja e mitikut "Qemal Stafa" për t’i hapur rrugë një tjetër stadiumi në kryeqytet, Arenës Kombëtare. Nuk ka ende një datë të konfirmuar se kur do të përfundojë stadiumi por sipas presidentit të FSHF Armand Duka ‘Arena Kombëtare’ do të kandidojë në vitin 2020 për organizimin e Superkupës së Evropës.

l.q.
Komento