Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)

TIRANË- Partia e Lirisë dhe Rithemelimi organizuan sot (26 prill 2024) protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës dhe sërish nuk hoqën dorë nga aktet e dhunës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.

Një grup militantësh u mblodhën para Bashkisë, siç shihet edhe në pamjet me dron që sjell Report Tv. Si në protestën e kaluar nuk munguan molotovët në drejtim të derës së Bashkisë, të cilët shpërthyen në flakë, duke rrezikuar jetët e policëve.

Protesta zgjati vetëm 2 orë, ndonëse Aleanca për Teatrin me përfaqësuese Adriana Kalanë, kishte marrë leje në Policinë e Tiranës për protestë nga ora 10:00 deri në 20:00. Në nisje protestuesit qëlluan me vezë e mollë në drejtim të godinës së Bashkisë, ndërsa dy protestues u ndaluan pasi ishin në kërkim për molotovët e hedhur në protestën e kaluar.

Mes protestuesve pati edhe konfrontime me efektivët dhe protestuesit të udhëhequr nga Sali Lusha (ish-bodygard i Berishës) hoqën edhe gardhin metalik. Pasi në derën kryesore e patën të pamundur të depërtonin, këshilltarët dhe protestuesit tentuan të hyjnë në bashki nga dera e tyre, pranë Xhamisë. Në një moment Tedi Blushi, me flamurin shqiptar në duar, hipën mbi protestuesit e efektivët dhe kalon gardhin metalik, bashkë me Floida Kërpaçin.

Në protestë nuk mungoi as Endrit Braimllari, i cili dha dorëheqjen nga nënkryetari i PL pas përplasjeve me Ilir Metën. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Rithemelimit, si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Ky i fundit zgjodhi të jetë jo aktiv në përplasje, nisur nga fakti se i shpëtoi hetimit të policisë për protestën e tretë, ndryshe nga Tedi Blushi dhe Klevis Balliu që u proceduan në gjendje të lirë.

Protesta para bashkisë për dorëheqjen e Erion Veliajt pas arrestimeve për dosjen “5D”, nuk i shpëtoi as kësaj radhe, mesazheve politike që duket se fshehin kauzën reale: Lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë për aferën “Partizani”.

“SPAK nuk bën asgjë. E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksioni i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Adriana Kalaja.

"Sot jemi në ditën e 115 – të që Kryetari i opozitës mbahet në bjurg pa asnjë fakt e pa asnië akuzë ndërkohë një hajdut si Erjon Veliaj duhej të ishte prapa hekurave", tha Belind Këlliçi, ndërkohë fjala e tij u shoqërua me emrin në kor Sali Berisha.

Kjo ishte protesta e katërt para Bashkisë së Tiranës, ndërsa në përfundim të saj ekspertët e kriminalistikës mblodhën provat në vendin e ngjarjes për hetimet e mundshme ndaj protestuesve dhe organizatorëve që u përplasën me policinë dhe hodhën lëndë piroteknike. 

Adriana Kalaja e Mbrojtjes së Teatrit nga protesta njoftoi se tubimi i radhës do të jetë të premten tjetër, por në selinë e Rithemelimit doli vendimi i ri se protesta do mbahet të martën në orën 16:30 kur pritet të zhvillohet dhe një mbledhje e Këshillit Bashkiak.

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Rithemelimi e PL hodhën molotovë, ekspertët mbledhin prova para bashkisë së Tiranës

 

(Foto: Ekspertet mbledhin provat para bashkise)

Ekspertë të grupit hetimor u kthyen sërish sot në bashki për të mbledhur provat materiale pas protestës së organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Në vendngjarje dallohen mbetjet e molotovëve, dhe të mollëve me të cilat është qëlluar godina e bashkisë gjatë protestës së paradites së sotme.

Ora 13:02
VIDEO/ Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Këshilltari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka marrë pjesë në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës. Braimllari u pa mes protestuesve në disa momente edhe afër këshilltares Floida Kërpaçi.

Protestës iu bashkuan edhe deputetë të Rithemelimit, si Flamur Noka, Gazment Bardhi. Por, Noka duket se në këtë protestë ishte më i tërhequr, pasi nuk u pa pjesë në asnjë prej aksioneve. Protestën e javës së kaluar, Noka printe protestuesit në konfrontimet me efektivët.

Kujtojmë, që Braimllari dha dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë, pas përplasjeve me Ilir Metën dhe akuzave të tij për tradhtar brenda partisë.

Ora 12:36
Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik

 

Ish-bodigardi i Sali Berishës, Sali Lusha nuk ka munguar në protestën e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës.

Në një moment ai është vënë re me grupin e Partisë së Lirisë, dhe po tentonte të hiqte gardhin metalik.

Ora 12:30
Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka temtuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë.

Me një flamur kombëtar në dorë, Tedi Blushi është hedhur mbi efektivët e policisë për të çarë kordonin e policisë. 

Ora 12:28
Sali Berisha, qëllimi i protestës së Rithemelimit para bashkisë! Thirrje dhe bluza në mbështetje të ish kryeministrit 115 ditë në 'arrest shtëpie'

1714127830_eccdb066c1c74e3ebdf0a28416aac05e.jpg

Foto: Protesta para bashkise se Tiranes, 26 prill 2024

‘Të fshehur’ pas ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ e cila merr dhe lejen në polici për protestën e radhës para bashkisë së Tiranës qëllimi i vërtetë i saj është nxjerrja nga shtëpia e Sali Berishës.

Ish kryeministri prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi po hetohet për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”

Qëllimin e zbulon dhe Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij. 

Nëse mendojnë se do të ndalojmë e do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na kenë këtu cdo javë derisa drejtësia të vihet në vend. Sot jemi në ditën e 115 – të që Kryetari i opozitës mbahet në bjurg pa asnjë fakt e pa asnië akuzë ndërkohë një hajdut si Erjon Veliaj duhej të ishte prapa hekurave’ deklaroi Këlliçi. Ndërkohë fjala e tij u shoqërua me emrin në kor Sali Berisha

Ky mesazh u përcoll dhe nga Klevis Balliu.

Edhe Adriana Kalaja  e shprehu qartë

“SPAK nuk bën asgjë. E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksioni i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.

Edhe disa protestues mbanin te veshur bluza ku ishte stampuar fotoja e Sali Berishes.

Ora 12:05
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

Një grusht militantësh janë mbledhur për të protestuar të cilët iu kthen sërish skenave të dhunës.

Në këto pamje me dron shihet edhe momenti kur hidhen molotovët në drejtim të godinës së Bashkisë.

Ora 12:01
VIDEO/ Molotov drejt bashkisë së Tiranës, momenti kur policët përpiqen të shuajnë flakët

 

Protestuesit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur shishe me Molotov drejt godinës së bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e policëve. Në video duket momenti kur policët shuajnë flakët me bombolat kundra zjarrit 
 

Ora 11:55
Në kërkim për molotovët e hedhur një javë më parë para Bashkisë Tiranë, dy protestuesit shfaqen sërish në protestë! Ndalohen nga policia me lëndë piroteknike

Dy protestues janë ndaluar gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se u janë gjetur lëndë piroteknike.

A.M., 36 vjeç dhe L.N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë të Krujës janë ndaluar në vijim të hetimeve dhe veprimeve proceduriale pasi ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, kur hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

Ndonëse ishin në kërkim, ata morën pjesë sërish në protestën e sotme, por u ndaluan nga policia për mbajtjen e lëndëve piroteknike.

'- A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ora 11:49
Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë gjatë protestës kanë hedhur moltovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës.

Siç shihet edhe në këtë foto që sjell Report Tv, molotovët shpërthyen në flakë para dyerve të Bashkisë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.

Ora 11:41
VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri

Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e Bashkisë, ndërsa protestuesve u është bërë thirrje që të shmangin aktet e dhunës.

Nisur edhe nga skenarët e mëparshëm të protestave ku Rithemelimi ka hedhur molotovë drejt godinës së Bashkisë, ë këtë video shohim se si efektivët janë pajisur me fikës zjarri për çdo situatë.

Ora 11:35
FOTO me dron/ Një grusht militantësh të Rithemelimit e PL protestë para Bashkisë së Tiranës

1714124182_foto.jpg

Protesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës është braktisur edhe nga vetë militantët, njëjtë si një javë më parë.

Kjo foto me dron që sjell Report Tv tregon pjesëmarrjen e ulët në protestë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 27/04/2024 08:15

    Berisha president, Meta kryeministër, Monika ministre e brendshme, Noka ministër finance, Luli ministër i jashtëm, edhe të të tjerat rregullohen vetvetiu.

    Përgjigju
  • Iris: 27/04/2024 02:28

    Trump po shet lloj,lloj xhinglash qe te paguaje avokatet,gjobat e demshperblimet qe i kane caktuar gjykatat.Jam kurioze,ato parate qe fitohen nga shitja e bluzave te stampuara me Berishen ku shkojne dhe a taksohen?

    Përgjigju
  • Linda: 26/04/2024 22:44

    Sa te kemi kryeprokuror Celen zjarre dhe rremuj do kemi vazhdimishit nga banda terroriste Berisha+ Meta! Te merren mesa urgjentisht per shkarkimin e Celes qe te clirohet drejtesia shqiptare nga kontrabandistet e opozites!

    Përgjigju
  • Meri: 26/04/2024 16:41

    Jan gjithëmon ata,kan 34 vjet që vetëm djegin,dhe Ne paguajmë.

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/04/2024 14:55

    Gamori me flamur në dorë hyp mbi policinë. Saliu nuk është në shtëpi. Apo mashtroni popullin sikur e keni në arrest shtëpie sepse kështu thotë dhe opozita. Ai është në lalz

    Përgjigju
  • ISH.USHTARAK.: 26/04/2024 14:53

    KUR ATA BËJNË ÇU DO QEFI, PËRSE POSHTËRONI TRUPËN E POLICI?POLICIA NUK ËSHTË INSTITUCION PASTRIMI A PARANDALUS TË SJELLIEVE VANDALE POR INSTITUCION FORCE QË PËR MUA DUHET TË JETË PROPOCIONANE MANDAJ PAK MË TEPËR SIPAS LIGJIT.ME ÇFAR SHOH KRIMI MERRË ZEMËR KUR TOLEROHET KUR SHKELEN LIGJET.POLICIA NUK LUTET ATO I BËJNË KLERIKËT NË INSTITUCIONET E TYRE.N.Q.S. DREJTUESIT E SHTETIT E POLICIS KAN FRIKË TË HAPIN KRAHUN,SE BURRAT NUK MUNGOJNË

    Përgjigju
  • visi: 26/04/2024 14:09

    Shume mire ja bejne deri sa policia i ndalon dhe gjykatat e ndyra i lirojne,jane gjuqetare te blere...

    Përgjigju
  • Fado: 26/04/2024 13:26

    Likja Edhe e shkarkoj ky Brahimkari përsëri në protestë! Protestiesit u kënaqen duke i kapur nga bythet protestieset që donin të Mbanin fjalimin e rastit.

    Përgjigju
  • Lok: 26/04/2024 13:21

    Kokat hongshi

    Përgjigju
  • Niku: 26/04/2024 13:16

    I shpallni organizate terroriste ,,keta jane kamikaz qe paguhen nga bershia meta malltezi.,tregojne forcen kunder drejtesise.

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 26/04/2024 13:14

    Meri kto lloi kafshësh e mbyllini në stall. E bie Shqipria në qetësi.

    Përgjigju
  • Alb: 26/04/2024 13:06

    Tirana ka tash 34 vite si nuk e ben nje dite te mire. Mush veni me injoranc

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/04/2024 13:04

    Si ka mundësi që lejohen kto jashqitja e kombit Shqiptar të vazhdojn të djegin Shqiprin në vitin 2024 ? ? ? Merini kto kafsh parahistorike e mbyllini në biruc se aty e kan vëndin kto plera boll më me kta lebroz.

    Përgjigju
  • agim: 26/04/2024 13:00

    Skaane pune ambasadat,ska pune askush vetem policia ,sduhet dhene leje fare ketyre kriminelve per proteste. Nese dalin vet me gaz lotsjelles dhe tuba gomi me i hedhe ne lumin e Lanes keto qelbsira.

    Përgjigju
  • e drejta: 26/04/2024 12:55

    NA MBYTEN SHPELLARET...

    Përgjigju
  • Olti: 26/04/2024 12:45

    Ore dakord për lirinë e protestimit. Por këtu flitet për dhune për dëme të përbashkëta. Ku dreqin është shteti??????? që lejon të tilla gjëra pa bër asgjë. Të tilla situata me të tillë elemente nuk është hera e pare qe kryhen.

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/04/2024 12:06

    Futini në burg këta kriminela që kërkojnë të shkatërrojnë vendin! Burg edhe "pronarëve" të tyre që i japin urdhra, ata që flasin me të njejtat llafe të Greqisë, Serbisë dhe Rusisë

    Përgjigju
  • Arben: 26/04/2024 12:02

    Ambasadat e vendeve mike perendimore duhet te reagojne me ashper kete here! Rithemelimi dhe PL po perzihen shume rende ne punet e brendshme te Shqiperise dhe bashkise te Tiranes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri