POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Tsipras është çam“, historiania Elena Kocaqi bën deklaratën e fortë në Report Tv: Grekët janë shqiptarë!

TIRANË- Deklarata e historianes shqiptare Elena Kocaqi, se kryeministri grek Aleksis Tsipras është me prejardhje çame, bëri bujë në mediat greke. E ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, historiania Elena Kocaqi thotë se fisi grek është fis epiriotë.

Kocaqi thekson se grekët janë shqiptarë, pasi popullsia e Greqisë ka qenë arvanitase, dhe se në Greqi është sjellë një gjuhë e re, teknike. Ajo ka theksuar faktin se historianët shqiptarë nuk i mëshojnë këtij fakti, dhe se ndër vite i kanë shërbyer politikës dhe kanë vepruar nën frymën komuniste.

Intervista e plotë

Statusi juaj në Facebook ku thoni se kryeministri grek Tsipras është çam ka bërë bujë në mediat e vendit fqinj. Si mbërritët në këtë përfundim?

Unë jam marrë me Greqinë, jam marrë me studimet e njoh që nga antikiteti problemin grek. Tani dal me një botim, “Lufta e Trojës” që është fillesa e manipulimit të historisë së kësaj zone. Aty lufta është mes ilirëve dhe pellazgëve dhe aty s’ka asnjë koncept grek. Koncepti grek është një koncept artificial. Duhet të fokusohemi në disa pika. Popullsia autoktone e Greqisë në histori është arvanite. Parlamentin e kanë drejtuar shqiptarë.

Çfarë ka ndodhur me Greqinë në këto vitet e fundit. Greqia u krijua si shtet. Fisi grek është një fis epiriot. Me qenë grek është me qenë shqiptar. U tjetërsua me futjen e një gjuhe teknike. Greqishja është një gjuhë e krijuar, jo autotoktone, iu dha popullit shqiptar ta flisnin. Të jesh grek duhet  të kesh një gjysh ose gjyshe shqiptare, ta dish këtë gjë e të dish shqip. Greqia i tjetërsoi. U bë nga injoranca apo padituria, këtë nuk di ta them. Pati spastrim fetar. Nëse epiriot çam, apo arvanitas, familja ka mbetur aty dhe popullësia e Greqisë në 70% të saj është shqiptare. Politika shqiptare dhe historianët duhet t’ja thonë këtë gjë Greqisë. Greqia aleat ka vetëm Shqipërinë. Sulmi ndaj popullsisë shqiptare duhet të mbarojë. Ka patur përpjekje nga rilindësit për t’u thënë grekëve që kan gen shqiptar, por duhet të kërkojmë të drejtat për popullsinë shqiptare. Faktori i fortë shqiptar në Ballkan duhet thënë. Popullsia më e madhe shqiptare ka qenë ortodokse,të tjerët kanë kaluar në Bizant. Shqiptarët në veri u atashuan pranë kishës serbe. Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptarë u ndërrua.

Është mirë që Tsipras dhe pala greke duhet ta dinë se janë pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, dhe s’duhet të kenë turp. Sepse në fund të fundit duhet ta dinë. Populli grek është popull i shkëlqyer se shumica janë shqiptarë. Por kisha ka luajtur rol për t’a ndarë, sepse mendojnë se i bëjnë mirë, por në fakt i bëjnë dëm. S’janë shqiptarët armikë. Problem është politik. Politikanët duhet të mbajnë frymën lart. Çështja çame është problem i të drejtave të njeriut. Popullsia çame ka qenë me shtetësi greke, por është mangësi e shtetit shqiptar që s’di ta ngrejë problemin e Çamërisë.

Si e shikoni të ardhmen e bisedimeve Shqipëri-Greqi për cështjen e kufirit detar në një kohë kur grekët duan të lënë jashtë bisedimeve çështjen çame?

Përsa i përket problemit detar, Shqipëria e ka marrë me të qeshur, dhe Greqia ka përfituar. Nuk ka patur prokupim se ka humbur territor. Mendohet se ka rezerva të pafundme gazi natyror, nëse nuk e zgjidh dot le t’ja lejë në dorë ndërkombëtarëve. Shteti shqiptar nuk është serioz.

Mos vallë politikanët nuk janë të lirë për të bërë një marrëveshje?

Nuk ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët se këta e kanë marrëveshjen të fshehtë, si mund ta mbash këtë marrëveshje të fshehtë? Këto duhet të kenë përgjegjësi, arvanitasit kanë pushtetin në Greqi. Shqiptarët mund të jenë grekë, asnjë tjetër. Greqia nuk zbaton asnjë konventë ndërkombëtare, por duhet lënë e drejta e gjuhës për arvanitasit, sepse është më mirë për Greqinë.

A mendoni se kanë ndikuar në bisedimet Shqipëri-Greqi edhe historianët?

Po, historianët shqiptarë kanë nxitur konflikte. Nuk është çështja për të nxitur konflikt se jemi brenda një etnie. Pra të flasim hapur, sepse Shqipëria e 1800-ës fillonte në Peloponez që do të thotë se përfshinte Greqinë brenda. Për interesa të Rusisë, shqiptarët u ndanë në disa shtete, duke u shërbyer këtyre interesave. Shqiptarët kanë në dorë stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës. Apel politikës greke, medias, të jenë mendjehapur se popullsia është çame dhe arvanitase. Tensionimi me Shqipërinë iu shërben armiqve të Greqisë.

A mendoni se duhet bërë më shumë me tekstet shkollore?

Një tekst shkollor është një tekst shkencor. Ta bazoj tek autorët antikë, mendojnë se duke u bërë grekë në botën e ideve është në leverdinë e tyre si tekst. Kjo dëmton vetë Greqinë dhe njohja e historisë do të shtensionojë njëherë e mirë konfliktin mes dy vendeve.

Keni një mesazh  për kolegët tuaj që mund të bëhen palë duke botuar tekste që kanë rezultuar me gabime të tmerrshme janë pjesë e punës së tyre?

Historia këtu është shkruar nën frymën e komunizmit. Vazhdon ende të shkruhet në këtë formë. Historia është për t’i shërbyer shkencës e më pas vendit. Nëse s’je i dobishëm për vendin, t’i je kot. Shkenca këtu ka qenë në dobi të klasës politike. Vetëm gabimet në gjuhësi janë marramendëse. Ata thonë se fjala “breg” vjen nga sllavishtja. Po ta dinin mirë historinë s’do e bënin këtë gafë. Është fjalë e vjetër ilire, se vetë gjermanët pretendojnë se janë ilirë. Ne me Greqinë më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë.

f.g.
Komento

Komente

  • memento mori: 13/09/2018 06:08

    qe ne kemi ndër vedi njerez qe i dimë te gjitha, kjo eshte mese e warte. por qe te kishe kaq shum informacion qe nuk paska ngel asnje person me gjak arberor, kjo pak si shum. ata qe se pranojne se ketu ka pasardhes te arbereve, medoemos mund te ndihen arumun, goran, se fundmi grek, etj. por qe eshte shkencore ato qe thote Kocaqi, sigurisht qe ne do gjejme yçkla per te thene sepse nuk i duroje dot me te ditur se vetvetja e shkuani kastraveca ne kavanoz. ju lumte kmb

    Përgjigju
  • soley: 12/09/2018 23:02

    Ndreqie Gabimesh: Por edhe moral...

    Përgjigju
  • Soley: 12/09/2018 21:11

    Po shqiptaret ç'fare jane atehere? Patjeter qe jane nje amalgame popujsh ku shumica derrmuese jane arumune te ardhur dore, dore nga vllahia e transilvania ne kohe te ndryshme, pjesa tjeter jane lloj lloj qeniesh turke e arabe, siriane e afgane, irakene e indiane, ka edhe arixhinj e jevgj me shumice. Te gjithe kombet e fiset qe kane jetuar nen ombrellen e perandorise otomane. E keqja ketu eshte se osmanet per te pastruar perandorine e tyre dhe njekohesisht per te permbushur porosine e sulltanit te tyre 'te lavdishem' Mehmetit te II qe perpara kufomes se te atit, Muratit te II u betua se do t'ja merrte hakun te jatit dhe do te shkaterronte perfundimisht Arberit dhe Arberine e shenjte, prune ne token e Arberve gjithe te hurit e te litarit, gjithe plehrat e rronxho bonxhot e tyre... (Njekohesisht kjo perandori vendoste ne kufijte e saj dhe sidomos ato problematike njerezit me te eger e me mizore, me injorantet e me kanibalet). Pjesa tjeter jane sllave e italiane, ca teutone e gote e gale ka pak gjithashtu, ka greke e bizantine dhe pak me origjine epirote. Dhe ketu mbaron historia. Arberit u zhduken perfundimisht. Arberia u shkretua e u dogj, dhe kjo toke u ripopullua e u riformatua siç e pershkruam me siper. Kjo tablo mizerabel qe kemi ne sot eshte pasqyre dhe refleks i kesaj katastrofe dhe fatkeqesie historike. Edhe gjuha eshte nje sajim i zgjuar i ca çapkeneve filologe dhe teper te holle qe ne fund te shekullit XVI dhe ne fillim te atij XVII ne Rumani sajuan kete gjuhe te re qe e quajten me pas 'gjuha shqipe'. Keto te ashtuquajtur 'historiane' DUHET qe vetem nje here ne jeten e tyre te marrin kuraje dhe guxim shkencor e intelektual, por edhe shkencor e ta pranojne se Arberit dhe Arberia futen tek "POPUJT DHE VENDET E ZHDUKURA" dhe se keto frymore qe jetojne sot ne keto troje s'kane ASNJE LIDHJKE me pasardhesit Arber dhe JO E JO me Ilire e Pellazge...

    Përgjigju
    • Arian: 13/09/2018 22:06

      Je pjeserisht i sakte, e ke egzagjeruar shume perzierjen. Sa per gjuhen qe eshte e sqaruar je 100% gabim se behet lehte po te shikosh me kujdes lidhjen e gjuhes, fjaleve me shkrime te vjetra mijera vjecare. Vte bera ADN-ne dhe dola 100% vendas, te pakten 54000 vjet ne keto troje dhe ADN-ja eshte shkence, jo hamendje, c'donjeri mund ta beje dhe te shikoje nga vjen, perzierjen, etj... Duke qene se jemi me shekuj ketu nuk jemi marre vesh me shenja, por kemi perdorur fjale qe duket qarte qe jane rrenje per shume versione gjuhe te krijuara po nga parardhesit tane qe kane levizur neper Evrope....

    • Shqiptaret 100%: 13/09/2018 08:43

      Greket gjysmen e popullsis e kan arvanitase ,nje pjes goxha te madhe I ka turq si haxhijani haxhinikoli e shm mbiemra te tille ,por grekun e ka mbajt unitetin kisha.Shqiptari e ka pas te keqen nga vetja ,nk themi se nk ka si aromun gollobordas e ca rraca te ardhura ...por lagja me e vjeter posht akropolit quhet (Plaka) shqiptaret jemi rrace vecant edhe ne zakone kjo e verteton qart

  • Tipi: 12/09/2018 20:08

    Cjan kto mostra kshu del nji budallaqe e thot greket jan shqiptar shqiptaret jan grek

    Përgjigju
    • Genti: 15/09/2018 18:01

      Ne fakt esht e vertete ajo qe historiania Kocaqi thote Kryeministri i pare I greqise ka qene Cam Kostandin kanari lindur ne Parga gjuha e tij ishte shqipja Ai ishte edhe admirali I pare I flotes greke dhe nje nga udheheqesit kryesore te rrevolucionit grek Mbreti gjerman Oto Bismark ai qe u be themeluesi I shtetit grek kur kerkonte te zgjidhte nje kryeminister ne greqi thote VETEM NJE NJERI ATJE NE GREQI ESHTE I NDERSHEM POR AI NUK ESHTE GREK per Kostandin kanarin AI UDHEHOQI SULMET KUNDRA FLOTES TURKE KU JU SHKAKTOI MIJERA VIKTIMA TURQVE SAQE U BE SHKAKU QE GREQIA U PAVARESUA asnje perkujtimore ska per te ne greqi madje edhe shtepine ne Parge ja kane shembur Kshu I ka fallsifikuar Greku histrorine e greqise

  • Arben: 12/09/2018 20:08

    Historjanja mund te jete me e qarte mbasi te ketë pare këto dokumentare te televizionit kombëtar grek. Vizito këto video ne youtube 1-Greket e sotem jane Arvanitas - Dokumentari i SKAI 1821 (Shqip) 2-Arena- "Greqia, e vërteta që na kanë fshehur" 3-ALBANIANS - AUTOCHTHONOUS IN GREECE # 1

    Përgjigju
  • Arben Vrapi: 12/09/2018 20:07

    Historjanja mund te jete me e qarte mbasi te ketë pare këto dokumentare te televizionit kombëtar grek. Vizito këto video ne youtube 1-Greket e sotem jane Arvanitas - Dokumentari i SKAI 1821 (Shqip) 2-Arena- "Greqia, e vërteta që na kanë fshehur" 3-ALBANIANS - AUTOCHTHONOUS IN GREECE # 1

    Përgjigju
  • Arben Vrapi: 12/09/2018 20:05

    Historjanja mund te jete me e qarte mbasi te kete pare keto dokumentare te televizjonit kombetar grek. Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç'thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :"Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal." Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :" E vërteta kalon nëpër 3 stade: Stadi i parë, tallen e qeshin me të. Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër. Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë." Ndërsa thënia e Aristotelit : "Amicus Plato, sed magis amicas veritas", e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës. Vizito keto video ne youtube 1-Greket e sotem jane Arvanitas - Dokumentari i SKAI 1821 (Shqip) 2-Arena- "Greqia, e vërteta që na kanë fshehur" 3-ALBANIANS - AUTOCHTHONOUS IN GREECE # 1

    Përgjigju
  • Ilo: 12/09/2018 17:51

    Sofizmat e saj jane per tu admiruar por aspak shkencor

    Përgjigju
    • Myzo: 12/09/2018 22:37

      Hahaha na doli historia shkence tani

    • Arben Metani: 12/09/2018 18:16

      Z.Ilo, znj, Kocaqi di shume mire te flasi dhe shkencerish e pa sofizma, per kete te jesh i bindur. Por nuk eshte ve di ne nje emision te tille te futet ne hollesi shkencore. Per me teper do flasi libri i saj. Dhe po te lexosh shkrimet e saj te meparshme do te kuptosh me te vertete se ajo flet shume mire gjuhen e shkeces historike.