'Kryeministri i Greqisë është çam', deklarata e historianes shqiptare bën bujë në mediat greke

'Kryeministri i Greqisë është çam', deklarata e historianes shqiptare bën bujë në mediat greke

Historiana shqiptare Eleni Kociaqi dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras

Vetëm pak ditë më parë kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë në mediat greke foli edhe për marrëdheniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në intervistë, kryeministri grek u shpreh se vendi i tij mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!

Aleksis Tsipras

Deklaratave të Tsipras me anë të një statusi në Facebook u është përgjigjur historiania shqiptare Elena Kocaqi.

“Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”- është shprehur Kocaqi.

Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.

Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike.

Elena Kocaqi

Postimi i Elena Kocaqit në Facebook: 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 11/09/2018 18:22

    Respekte per prefesoreshen.Shqiperia ka nevoj per njeres si ju. Mjafton te shikosh studimet gjenetike dhe korespondoin me studiusen ne fjal,por ballkani po tregon qe sesht evolu. Respekte per prefesoreshen. Tung

    Përgjigju
  • Anton: 11/09/2018 12:31

    Pse edhe camet jane jevgj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë