U dhunua kolegu/ Avokatët e Durrësit bllokojnë gjykatat 2 ditë në shenjë proteste

U dhunua kolegu/ Avokatët e Durrësit bllokojnë gjykatat 2 ditë në shenjë proteste

Ilia Ilia i dhunuar

Avokatët e Durrësit do të bllokojnë gjykatat 2 ditë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Ilia Ilia. Ata kanë dalë me një deklaratë për shtyp për mediat ku kanë vendosur që me datë 26 dhe 27 korrik të ndërpresin të gjitha proceset gjyqësore në Durrës dhe Kavajë. Ata kërkojnë nga organet kompetente zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Dhoma e avokatisë Durres denon dhunen e perdorur ndaj avokatit Ilia Ilia, me date 19.07.2018, si dhe cdo akt dhune te ushtruar ndaj cdo personi per te ushtrimit te detyres se tij. Zbardhja e kesaj ngjarje i mbetet organeve kopetente te policise dhe prokurorisë, por nga ana jone si dhome avokatie per ngjarjen e mesiperme shprehim indinjaten tone, duke reaguar si me poshte; Me date 26 dhe 27.07.2018 te gjithe avokatet e dhomes ne shenje proteste nuk do te marrin pjese ne gjykimin e ceshtjeve penale, civile dhe administrative qe do te zhvillohen ne gjykaten e e rrethit gjyqësor Durres, ne gjykaten administrative Durres, ne gjykaten e rrethit gjyqësor Kavaje, si dhe ne gjykaten e Apelit, duke marr pjese vetem ne ceshtjet penale qe lidhen me masat e sigurimit personal. Kete vendim dhoma e avokatise Durres e mori ne mbledhjen e saj te dates 23.07.2018.

Dhoma e Avokatisë Durrës

Report Tv siguroi videon nga momenti kur u dhunua avokati Ilia Ilia në datë 13 qershor përpara Gjykatës së Durrësit. Avokati sapo kishte dalë nga një seancë gjyqësore, kur te dera e Gjykatës është kapur nga dy persona me të cilët është konfrontuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe pse mori lëndime në pjesët e fytyrës.

Ilia Ilia ka qenë duke biseduar me një person tjetër, i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës, kur aty afrohet një prej dhunuesve. Pasi avokati shkëputet nga Lasku, bisedon për pak sekonda me dhunuesin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë.

Inspektori i policisë, Lasku, ka tentuar t'i ndajë palët në konflikt, ndërsa dy autorët largohen me vrap. Sipas avokatit Ilia, një prej dhunuesve quhet Edmond Voga. Ilia Ilia në momentin e sulmit ishte duke shkuar drejt prokurorisë së Durrësit, pasi kishte dalë nga ambientet e Gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 24/07/2018 13:52

    Avokat dhe njeri i shkëlqyer. Shërim të shpejt z. Ilia.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/07/2018 11:57

    Te gjithe avokatet e shqiperise duhet ti bashkohen kesaj proteste, madje jo dy dite por derisa te kapen banditet qe e dhunuan perpara gjykates. Te protestojne deri ne largimin dhe ndjekjen penale te prokurorit bandit Ndoji si nxites i dhunes dhe perkrahes i bandave. Akuzat e bera nga avokati i dhunuar jane shume te renda, ne te gjithe europen do kishte arrestime, urdhera kerkimi dhe rihapje hetimesh. Nuk me intereson fare se kush eshte ky avokat, eshte i njejti prevedent qe ndodhi dhe ne Vlore dhe asnje mase nuk u morr si per prokurorin dhe per sulmuesin e nxitur nga ai. E kuptoni sa e rende eshte situata kur shteti qe perfaqesohet nga prokurori nuk te mbron por dhe te dhunon me bandite? Asnje instance shteterore nuk eshte prononcuar, asnje koleg gjykates, prokuror nuk flet, media po shume pak. Kjo quhet Mafie, mos prisni ti dalin briret.

    Përgjigju
  • Taqo: 24/07/2018 11:40

    Po ky eshte pjese e tyre se avokat i gjithe larove ne Durres. i njeh se ka qene drejtor Shik. Po te ishte ndonje person i hajrit do ishte bere vertet zhurme. ky eshte lapanjoz

    Përgjigju
  • Turp: 24/07/2018 10:31

    Po si bllokohen gjykatat per faj qe i teket nje njeriu te rrah nje avokat! Neser del nje I pa pergjegjshem rrah nje mjek apo ku di un e ca do thot kjo te mos funksionoj spitali per faj te nje te pa pergjegjshmi? Ska llogjik turp Po skeni faj ju

    Përgjigju
  • Fjjddndb: 24/07/2018 10:27

    Njekohesisht duhet filluar procedim disiplinor ndaj avokatit nga Dhoma e Avokatise per termat e perdorur ne salle te gjyqit. I ka pranuar me gojen e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit