ELBASAN- Matan Kani, 30- vjeç, nga në Fushë Kruja dhe Roland Kurtaj, 47-vjeç, nga Durrësi kanë rënë në pranga pasi kanë bashkëpunuar në fshehjen e një makine, e cila dyshohet se është e vjedhur. 30-vjeçari e kishte blerë mjetin, ndërsa targat e makinës i kishte vjedhur.
Nisi një hetim në muajin shtator nga prokuroria e Elbasanit, pas denoncimit për vjedhjen e targave të një makine. Nga hetimet e kryera përgjatë 3 muajve rezultoi se ishte 30-vjeçari, ai që kishte blerë një mjet të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, dhe i kishte të vendosur targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan. Pasi e ka blerë makinën, ai e ka fshehur atë në servisin e tij, në Vorë, në banesën e një të afërmi të tij, në Rinas, dhe në banesën e 47-vjeçarit Kurtaj në Arrameras, Fushë Krujë.
Gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit në Arrameras, efektivët e policisë së Elbasanit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”, bashkë me targat e vjedhura.
Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".
Komente


e paska bere dhe kabriole sa kreative
Përgjigju