Djali i Fatmira Hajdarit lokal në Qytetin Studenti, përfitoi 140 mijë €

Djali i Fatmira Hajdarit lokal në Qytetin Studenti, përfitoi 140 mijë €

Fatmira Hajdari, Kiri Hajdari dhe Rudina Hajdari

TIRANE - Jo vetëm vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani (Lexo këtu), por edhe djali i Fatmira Hajdarit, ish-bashkëshortes së Azem Hajdarit, ka përfituar nga keqadministrimi i Qytetit Studenti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, përmes dhënies me qira apo privatizimit të objekteve shtetërore. Në vitin 2008, Kirjald Hajdari, djali gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, rezulton se ka marrë një ambient me qera në Qytetin Studenti, me sipërfaqe 280 m2, me qëllim për ta transformuar në bar-kafe.

Nga të dhënat që disponon "Shqiptarja.com", për të rikonstruktuar këtë ambient të marrë me qira në bazë të një kontrate të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Hajdari, bashkë me djalin e saj, kanë marrë një kredi me vlerë 1.9 milionë lekë. Dy vjet më pas, ky ambient behet befas deklarohet 300 m2, pa asnjë shpjegim për sipërfaqen e shtuar. Ndërkaq, në vitin 2012, këtë investim e kanë shitur për 160 mijë euro, duke fituar menjëherë 140 mijë euro me pronën publike. Nga këto para, 14 mijë euro kanë kaluar në llogarinë personale të Fatmira Hajdarit.

Faksimile e deklaratës së pasurisë së Fatmira Hajdarit

Të dhënat pasqyrohen në deklaratat e pasurive të gjyqtares, Fatmira Hajdari, e cila përpos të tjerave deklaron se ka në pronësi edhe një pallat. Kontrata për marrjen me qira të ambienteve publike në Qytetin Studenti është lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, e drejtuar në atë kohë nga Genc Ruli. Kjo kontratë kishte një afat dhjetëvjeçar. Nuk ka të dhëna për çmimin e qirasë, ndërsa djali i Fatmira Hajdarit deklaron vetëm një vit të ardhura nga lokali në Qytetin Studenti.

Dhënia me qira e godinave dhe ambienteve pranë tyre në Qytetin Studenti është forma më masive e abuzimit sipas disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sidomos para vitit 2013. Kontratat janë lidhur nga Ministria e Ekonomisë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, në shumë raste në mënyrë të paligjshme, por asnjëra prej tyre nuk është anuluar, ndërsa nuk ka as hetim nga prokuroria. 

Privatizimi i mensës 
Ish-mensa e dikurshme ku ushqeheshin me qindra të rinj e të reja në “Qytetin Studenti prej vitit 2011 është kthyer në një lokal për lojërat e fatit, ku studentët që jetojnë aty humbasin edhe ato lekë që marrin nga familjet e tyre për shkollim. Ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani. Përveç llotos, vëllai i Bujar Nishanit administron edhe një tjetër ambient me një sipërfaqe të konsiderueshme që shërben për Call Center. Sipas KLSH, për privatizimin e këtyre ambienteve, rezulton të jetë kryer në shkelje të dispozitave të VKM-së nr. 1638, datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 14/12/2018 22:21

    Hajde te gjykoje hajduti dhe kryetare e seancave gjyqsore .Turp duhet shkarkuar menjehere dhe te futet ne burg.Duhet ti hiqet imunitetit vajzes se hajdutes hajdari .

    Përgjigju
  • Tini: 14/12/2018 17:18

    PD u krhye ne oarti klan grabitesush dhe prandaj ka humb besimin ne popull . MAS te padis personat pergjegjes per privatuzimin e objekteve publike nga familjar dhe militant te saj . Azemi u vu ne krye te levizjes studentire per interesat e tij . Nuk kishe brek ne byrh dhe u be me miliona . Klani i PD grabiti Shwiperine bashk me LSI dhe PS

    Përgjigju
  • Erik: 14/12/2018 14:14

    Kush jane hajdutet e dashur Rudina? Ju beni mire qe e ngrini zerin, por ktheje nje here pasqyren nga vetja, shiko familjen tende dhe pastaj akuzo tjetrin.

    Përgjigju
  • Ani: 14/12/2018 10:16

    Kush te vuri ty moj vajz deputete vdekt ishallah se mekat me te madh ska ber no nje her ne jet te vet

    Përgjigju
  • eli: 14/12/2018 09:39

    Po motra deputete cfare mendon per kete?!

    Përgjigju
    • Fraiku: 14/12/2018 12:19

      Mendon te ktheje te gjithe parate e vjedhura nga e jema injorante dhe vellai i droguar qe pastaj ti bashkohet protestes hahahaha Cfare prisnit ju nga femijet e rrugacit dhe kontrabandistit Hajdari? Kujt ti do i ngjanin babit apo mamit. Ke te marr e ke te le naten gjumi nuk me ze hahaha Do linte dhe dhe mandatin kjo liderja re.

    • Ehty: 14/12/2018 10:08

      Cmendon thua ti, ja do i thoje pak e paskeni shitur, pse nuk pritet dhe ca vite e ta shisnit deri ne milion

  • Tirona: 14/12/2018 09:17

    Vetem soi i ketyre Kopilave i rrujn pronat publike dhe me kontrat.Per ne Popullin ngelet gjithmon ai miku me dy zara.Rracen ku ta keni dhe e keni pak far e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Korea e Jugut/ Kryetari i Parlamentit lajmëron largimin e policisë dhe ushtrisë nga godina

Korea e Jugut/ Kryetari i Parlamentit lajmëron largimin e policisë dhe ushtrisë nga godina