Dokumentari 'Jetë e trazuar' për kantautorin Françesk Radi,Tefta Radi:1 vit pa Frankon

Dokumentari 'Jetë e trazuar' për kantautorin Françesk Radi,Tefta Radi:1 vit pa Frankon

Françesk Radi së bashku me bashkëshorten Tefta Radi

Realizohet dokumentari “Jetë e trazuar” për kantautorin Françesk Radi. Bashkëshortja e tij rrëfen një vit pa të. Në dokumentar prezantohet jeta e tij, nga Festivali i 11-të, deri në ditët e fundit. Në nderim të tij nesër inaugurohet një monument pranë Liqenit Artificial “Një vit lamtumire Franko!”. Ky shënim i bashkëshortes së tij, dëshiron të bëjë bashkë mëngjesin e nesërm të gjithë ata që e deshën, si njeri dhe artist, kantautorin Françesk Radi.
Një bust për të, do të inaugurohet në orën 09.00 pranë amfiteatrit te Liqeni Artificial, në vendin që ai deshi më shumë në këtë qytet, sepse ishte vendi që me kitarën e tij krijoi meloditë e para. “Pranë amfiteatrit tek Liqeni Artificial, atje ku me kitarën e pandashme krijoi meloditë e para, këngëtari do të kujtohet përmes muzikës dhe një monumenti kushtuar figurës së tij. Ju presim ta vendosim sërish Frankon mes nesh, ashtu si dikur”,-shprehet më tej Tefta Radi.
Busti është realizuar nga skulptori Ardian Pepa me mbështetjen e familjarëve. Ndërsa, në pasdite, ora 17.00 në ambientet e kinema Milenium do të transmetohet dokumentari “Jetë e trazuar për të ndjekur rrugëtimin e një ëndrre, që edhe pse e prerë do të tingëllojë gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim Mik. Askush nuk vdes në këtë jetë kur jeton në zemër e melodi”, shkruan bashkëshortja e tij.

Tefta Radi ka qenë pranë tij gjatë gjithë jetës, por sot edhe pse ka kaluar një vit nga ndarja e kantautorit nga jeta, ajo ka të vështirë të që të flasë gjatë për shkak të gjendjes së saj. “Momentalisht jam shumë e lënduar, që të flas gjatë. Por jam e lumtur, që në nderim të figurës së tij është realizuar një dokumentar emocionues, që flet për tërë jetën e tij”, shprehet për gazetën “Shekulli”-n, spikerja e njohur. Ajo na tregon se në këtë dokumentar të realizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar flitet për jetën e Françesk Radit, por jo vetëm. Përmes jetës së tij vjen e gjithë koha, duke nisur që nga vitet 70-’80, kur nisi censura në artin shqiptar. “Jeta ka qenë e vështirë në këtë vit pa të, tmerrësisht e vështirë. Më mungon gjithçka e bukur. Kujtimet janë kujtime dhe jeta është jetë, por ajo që më mungon është gjithçka e bukur”, rrëfen zonja Radi.  Në dokumentarin “Jetë e trazuar” ndër artistët që flasin janë: Robert Radoja, Bujar Kapexhiu, Josif Papagjoni, Sadik Bejko, Zhani Ciko etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin