Doni të humbisni peshë duke ecur? Ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Doni të humbisni peshë duke ecur? Ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Foto ilustruese

Ekspertët e kanë thënë prej kohësh që ecja jep rezultate më të mira në rënien ne peshë se vrapi dhe të mundon shumë më pak. Mirëpo, sa duhet të ecim?

Këshillohen jo më pak se 10 mijë hapa në ditë në mënyrë që të digjen yndyrnat. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i ecjes, është edhe reduktimi i stresit.

Trajneri personal i disa prej emrave më të njohur të showbizit ndërkombëtar, këshillon që të bëni 10 deri në 15 mijë hapa në ditë, me ritëm konstant dhe rezultatet nuk do të vonojnë të duken. Nëse i llogarisim me kohë, do t’iu duhen rreth 45 minuta për të realizuar planin.

Në rast se punoni në zyrë dhe duhet të rrini për orë të tëra përpara kompjuterit, duhet të kujtoheni të ngriheni të paktën çdo 1 orë, për të bërë rreth 100 hapa. Nuk janë shumë, provojeni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë