‘Dorëheqja ishte e panegociueshme’, Turjan Hysko rrëfen për arsyet e largimit nga Vizion Plus dhe shtatzaninë e Orindës

‘Dorëheqja ishte e panegociueshme’, Turjan Hysko rrëfen për arsyet e largimit nga Vizion Plus dhe shtatzaninë e Orindës

Turjan Hysko

Gjatë kësaj periudhe është përfolur shumë largimi i Turjan Hyskos nga Vizion Plus. Mesa duket çdo gjë është e vërtetë dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Hysko duke rrëfyer se ai do të jetë drejtori i ri i “Klan Plus” si dhe do të sjellë një version të ri të spektaklit “Apartamenti 2XL” në ekranin e televizionit “Klan”.

Në një intervistë moderatori i famshëm ka folur për largimin e tij nga televizioni ku u rrit si profesionalisht ashtu dhe fizikisht. Ai është shprehur: “Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në ‘Klan’.

Turjan Hysko ka treguar gjithashtu se emisioni 'Oktapod' nuk do të transferohet në Klan por emisioni që pritet të startojë së shpjeti do të jetë shumë familjar dhe argëtues. I pyetur mbi reagimin e eprorëve  për largimin e tij  nga Vizioni  ai është shprehur se: ‘Dorëheqja ishte e panegociueshme, kështu që s’kishte vend për oferta joshëse. Unë kam qenë shumë i lumtur në ‘Vizion Plus’ dhe ‘Tring’ si profesionalisht dhe financiarisht’.

Hysko ka përgënjeshtruar dhe thashethemet për shtatzaninë e Orindës si dhe largimin e saj nga Vizion Plus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 17/06/2018 14:25

    Ehh hall i madh ky...

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 17/06/2018 14:06

    Si shume i forte po del Aleksander Frangaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!