Edhe Tabaku del blof, ja plani vendor i lejes së ndërtimit që mori në 2013, kur ishte nënkryetare bashkie (Dokumentet)

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nxitoi mbrëmjen e djeshme kur u shfajësua për lejen e ndërtimit që kishte marrë në vitin 2014, duke thënë se asokohe ishte deputete dhe jo nënkryetare bashkie, e për pasojë nuk ka konflikt interesi.

Por, provat tregojnë krejt të kundërtën. Vërtet Tabaku në vitin 2014 ishte deputete e PD, kur u emetua leja për ndërtimin e një pallati me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, por procedurat për marrjen e saj kanë filluar shumë më herët, pikërisht në kohën kur ajo ishte nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Më konkretisht, Plani i Detajuar Vendor i lejes së ndërtimit që ka marrë Tabaku është bërë në 12 gusht 2013, çka tregon se procedurat për marrjen e lejes kanë nisur kur Tabaku ishte nënkryetare. Por, ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes.

Leja zhvillimore që ka marrë Tabaku

Plani vendor i lejes së ndërtimit

Vërtet Jorida Tabaku ka qenë kandidate në atë kohë për deputete, por dorëheqja e saj ka ardhur shumë më vonë. Ajo është zëvendësuar nga Enno Bozdo në 31 shtator të 2013-s. Sipas Kodit Zgjedhor, ajo nuk ka qenë në konflikt interesi për të kandiduar si deputete pasi posti i nënkryetarit të Bashkisë është me emërim. Për pasojë, ajo ka vijuar ta ushtrojë edhe detyrën si nënkryetare deri në shtator 2013.

Një muaj para largimit nga Bashkia pasi do bënte betimin si deputete, është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor, që një vit më pas do e shpërblente me ndërtimin e një pallati. Ashtu si edhe në rastin e Bashës, është një praktikë që bie ndesh me ligjin e konfliktit të interesit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë