Ekskluzive/ Avokati Ilir Golemi për Report Tv: Safet Rustemi s’ka asnjë detyrim me drejtësinë shqiptare

Një ditë pas intervistës ekskluzive të shqiptarit më të kërkuar nga drejtësia belge, Safet Rustemit, për Report Tv dhe gazetarin Artan Hoxha, është avokati i Bajrit që ka folur për çështjen e tij në Belgjikë.

Në një intervistë për gazetarin Artan Hoxha, avokati Ilir Golemi ka sqaruar çështjen e klientit të tij, Safet Rustemi (Bajri), në Belgjikë, por edhe marrëdhëniet e tij me drejtësinë shqiptare.

Intervista e plotë:

Artan Hoxha: Avokat, ju e keni përfaqësuar edhe më para Safetin, aktualisht ka ndonjë hetim jeni vënë në dijeni, në ngarkim të këtij shtetasi në territorin e Republikës së Shqipërisë? Nëse ka, për çfarë bëhet fjalë? Së dyti, jeni në dijeni që ka një urdhër ndalimi për ndonjë çështje penale për Safet Rustemin?

Avokati: Jam në dijeni të faktit që si çdo shtetas shqiptar në të kaluarën ka patur problem me drejtësinë, nuk ka asnjë detyrim sot ndaj drejtësisë shqiptare. Jam vënë në dijeni të faktit, që në shtetin belg…megjithëse s’është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por emri i tij është bërë lajm. Me aq sa kam unë dijeni, ai ka qenë në shtetin belg para 2-3 vitesh, ka patur probleme gjyqësore, ka qenë i arrestuar, është liruar kundrejt garancisë pasurore. Jam njohur me vendimet e gjykatave belge. Është burgosur sërish, është liruar sërish përmes garancisë, e më pas është përcjellë drejt shtetit shqiptar në rrugë ajrore. Më ka bërë përshtypje fakti, që në njërën anë, vetë autoritetet e drejtësisë belge i kanë dhënë ekspuls nga territori i shtetit të tyre, për t’a larguar drejt Shqipërisë, e më pas e kanë dënuar.  

Artan Hoxha: Jeni vënë në dijeni të vendimit të Gjykatës belge?

Avokati: Di që rreth 7-8 muaj më parë, ose më mirë të themi këtë vit, ai u kthye në mes të 2017-ës, në fillim të 2018, u dënua në mungesë, me atë opinionin tim, ka një nonsens, ka një kontradiktë, sepse kur një shtet të dëbon të jep ekspuls, të nxjerr nga territori e më pas të kërkon në gjykim, ka një kontradiktë. Sepse të paraqitesh në një gjykatë qoftë të Shqipërisë, qoftë të huaj duhet të kesh të drejtën të shkosh atje. Duke patur një ekpuls më para, atij i është hequr e drejta të shkojë.

Artan Hoxha: Mund të kërkojë Belgjika ekstradimin e Safet Rustemit?
Avokati: Në dijeninë time, shteti shqiptar nuk ka një marrëveshje ekstradimi me shtetin belg, por mund të ekzistojnë mekanizma të tjerë ligjorë, siç është rasti i njohjes së vendimeve të caktuara penale, që i nënshtrohen procedurave të caktuara ligjore për të bërë realizimin e kësaj gjëje.

Artan Hoxha: Kur mund ta kërkojnë autoritetet shqiptare ndalimin e Safet Rustemit në lidhje me dënimin që ai ka marrë në Belgjikë?

Avokati: Duke u bazuar tek procedura jonë penale ka një sërë kushtesh dhe kriteresh për njohjen e vendimeve të huaja penale. Këtu ndërhyjnë autoritetet e drejtësisë së dy shteteve palë, që parashikojnë mënyrën dhe kushtet sesi bëhet njohja e vendimeve penale. Me ligj parashikohen disa kritere ndaluese, që bëjnë që të mos njihet dënime të tjera në shtetin tonë. Personi në fjalë, është i interesuar, është i hapur me drejtësinë.

Artan Hoxha: Kur mund të aktivizohet  prokuroria shqiptare për të kërkuar një masë sigurie, ose për të lëshuar një urdhër arresti për Safet Rustemin?

Avokati: Kur ka një kërkesë nga autoritetet e huaja gjyqësore. Nëse do t’i referohemi rastit në fjalë, apo çdo rasti tjetër psh jo vetëm Belgjika. Cilido shtet duhet të hyjë në marrëdhënie, autoritetet e drejtësisë së huaj me ato shqiptare. Dërgohet dokumentacioni, me të gjithë dosjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë