Ekzekutoi prindërit dhe motrën në Dibër, flet nipi i familjes: Ju tregoj pse i vrau kushërira

Ekzekutoi prindërit dhe motrën në Dibër, flet nipi i familjes: Ju tregoj pse i vrau kushërira

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e çiftit dhe vajzës nga vajza e madhe e familjes, ngjarje kjo e ndodhur me datë 26 të muajit të shkuar.

Në një rrëfim nipi i Amit Pocesta, Amir Findo nga Dibra i cili jeton në Itali, ka zbuluar të dhëna të reja.

Sipas nipit të familjes ngjarja ka ndodhur për refuzimin e lidhjes që vajza kishte me një 31-vjecar, i cili tashmë është arrestuar së bashku me një shtetas tjetër, ku akuzohen si bashkëpunëtor të krimit.

“Daja nuk pranoi lidhjen e Blertës me këtë djalin, sepse ka qenë i martuar dhe me fëmijë. Ky djali, Ferdi Malikoglu ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Më tepër nuk di ç’të them, jam në Itali dhe nuk kam informacione më shumë për këtë person. Ka pasur lidhje sentimentale, daja im nuk e pranoi, kjo është dhe arsyeja e vrasjes mos pranimi”, rrëfehet Amir Findo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 26 gusht në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku vajza e madhe e familjes Blerta Pocesta, ka vrarë me armë zjarri, prindërit dhe motrën. 28-vjecarja është arrestuar në Maqedoni pak ditë më parë.

Familja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali, dhe sipas mediave vendase ajo ka pranuar vrasjen e prindërve dhe motrës, ndërsa nuk ka rrëfyer arsyet që çuan në ekzekutimin e tyre. (Besar Bajraktaraj)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet