Presidenti i Republikës,Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka.
Presidenti Ilir Meta, pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të bashkëkombasve tanë dhe qytetarëve të kësaj komune në përballje me pandeminë COVID-19, e nxiti Duka për nevojën e rritjes së shërbimeve cilësore dhe investimeve në infrastrukturë, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë banorëve të kësaj Komune dhe në frenimin e fenomenit shqetësues të shpopullimit.
Në këtë kuadër, Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka një bashkëpunim më i ngushtë me Bashkinë e Dibrës, si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore e sportive, që do ta forconin më shumë unitetin dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare.
Presidenti Meta e pranoi me kënaqësi ftesën e Komunës Dibër e Madhe dhe shoqatës “Bashkësia Dibrane”, për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës” dhe përkujtimit të kryengritjeve për liri dhe pavarësi, në nderim të përpjekjeve të lavdishme të dibranëve për mbrojtjen në çdo kohë të çështjes kombëtare.
"Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.
Dibra në shekuj ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve dhe një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri.
Dibranëve u kanë kënduar dhe do t'u këndojnë gjithmonë pushkët nëpër kulla sa herë do ta kërkojë interesi më i lartë i Atdheut", - u shpreh Kreu i Shtetit.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34