Elbasan, u hodh nga mjeti 55-vjeçarja se e ngacmoi shoferi, në gjendje të rëndë në spital

Zbardhen të tjera detaje rreth aksidentit të ndodhur pasditen e sotme të një gruaje në autostradën Elbasan- Ish-Metalurgjik. Në fillim u raportua se gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.

Por, nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në automjet. Dyshohet se ka rene pre ngacmimeve nga drejtuesi i mjetit dhe ka reaguar duke kërkuar të ndalte mjetin, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar. Më pas 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë, ku ka mbetur e dëmtuar rëndë dhe tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Elbasanit në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit konkretisht, Julian Hida, rreth 45-vjeç.

Po në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes nga dy alkol/testet e bëra drejtuesit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje tej të dehur në masën 0.92 mg/l dhe 1.07 mg/l. Mësohet se autori i kishte marrë makinën kushëririt të vet, E.H. Julian Hida u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

     

         Testi i alkoolit për shoferin

Ora 16:29
Elbasan, përplas këmbësoren 55-vjeçare, largohet nga vendngjarja
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë