Eurobondi, Rama: Përgjigjen për ekonominë shqiptare s'e jap unë, sot flasin tregjet botërore

Eurobondi, Rama: Përgjigjen për ekonominë shqiptare s'e jap unë, sot flasin tregjet botërore

Kryeministri Edi Rama

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare me synimin për të marrë 500 mln euro përmes emetimit të eurobondit me një afat maturimi 5-7 vite. Nisur nga akuzat e opozitës për gjendjen e ekonomisë, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se përgjigjen do ta japin tregjet ndërkombëtare të kapitaleve sesi e shohin ekonominë. 

Ekonomia shqiptare mirë a keq? Rritet a bie? Ka s’ka perspektivë? Sot përgjigjen s’e jap unë, as opozita, as komentatorët e banaqeve a të fejsbukut, as raportet ndërkombëtare, po TREGJET BOTERORE TE KAPITALEVE! Le të presim disa orë për të parë si e shohin tregjet ekonominë tonë”.

Postim i Edi Ramës në Twitter

Në një njoftim për mediat, Ministria e Financave sqaroi dje se "pas një jave intensive takimesh me investitorët në disa prej qendrave kryesore financiare europiane, nesër pritet finalizimi i një procesi të rëndësishëm për ekonominë dhe financat shqiptare, dhe kredibilitetin e vendit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit".

Shqipëria synon të marrë hua deri në 500 milionë euro. Një afat 7 vjeçar maturimi, për herë të parë për Shqipërinë, do të ishte një arritje e rëndësishme që reflekton drejtpërsëdrejti rritje të besimit të investitorëve të huaj në ekonominë dhe financat e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 02/10/2018 14:01

    Po pse del ne tregje te jashtme me5%,mund ti merje ke tregu i brendshem me 3%,,apo xhaxhi Soros si do te investii?

    Përgjigju
  • Leon: 02/10/2018 14:01

    Po pse del ne tregje te jashtme me5%,mund ti merje ke tregu i brendshem me 3%,,apo xhaxhi Soros si do te investii?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret