Fëmijët me aftësi të veçanta sjellin “Borëbardhën” në skenë, vullnetarët: Bashkohuni me ne

Ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por i bashkon aftësia e të parit botën ndryshe. Çdo ditë këta fëmijë mblidhen në Institutin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin, ku përvecëse kalojnë pjesën më të madhe të ditës, kryejnë dhe mjaft aktivitete.

Së fundmi, ata kanë vënë në skenë përrallën e dashur për të gjithë fëmijët, “Borëbardhën”, ndërsa problemet që kanë me shikimin, nuk i penguan aspak të sillnin në skenë një interpretim të mrekullueshëm, aq sa vështirë të besoje se ky aktivitet është realizuar nga këta fëmijë me aftësi të veçanta.

Klea është 11-vjeçe. Që prej ditës që ka lindur ajo nuk ka mundur të shikojë, por për një vajzë plot energji si Klea, mungesa e shikimit ka qenë vetëm një sfidë për të. Përveçëse lexon mjaft mirë, Klea tregon se ka pasion aktrimin, dhe jo pak herë ka intepretuar në skenë.

Ndërsa mësuesja e Kleas, e cila e ka ndjekur në çdo hap, shprehet e emocionuar për interpretimin e nxënëses së saj në shfaqjen e “Borëbardhës”, ndërsa tregon se ecuria e Kleas në shkollë është për tu admiruar. Sara, e cilësuar nga shoqëria e saj si energjia e grupit tregon sa e lumtur është që së bashku me shokët dhe shoqet e saj, sollën në skenë “Borëbardhën”.

Përkushtimin më të madh këta fëmijë e marrin nga të rinjtë vullnetarë, të cilët prej vitesh përkujdesen për fëmijët që kanë probleme me shikimin. Sidorela dhe Xhulio shprehen të entuziazmuar për faktin që këta vogëlushë e mbushën sallën plot, ndërsa theksojnë se qëndrimi pranë këtyre fëmijëve, është gjëja më e bukur e ditës për ta.

Këta fëmijë sollën buzëqeshje në sallën e mbushur plot, dhe në fytyrat e prindërve, krenaria e të cilëve dukej më shumë se kurrë. Këta fëmijë u treguan të gjithëve se sfida më e madhe e jetës duhet të kthehet në forcë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit