POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Franca në finalet e Botërorit, Pogba zbulon se kujt ia dedikon fitoren

Futbollisti i Kombëtares Franceze, Pogba

Ylli i skuadrës franceze Paul Pogba ia ka kushtuar kalimin në finalet e Kupës së Botës pas fitores kundër Belgjikës,  grupit të 12 futbollistëve të vegjël tajlandezë, të cilët ishin bllokuar në një shpellë prej më shumë se dy javë.

Kjo fitore shkon për heronjtë e ditës. Bravo djema. Jeni shumë të fortë.

Paul Pogba, futbollist i Kombëtares së Francës

(Postimi i Pogba në Twitter)

Djemtë dhe trajneri i tyre ishin bllokuar në shpellë prej dy javësh. Për t'i nxjerrë nga aty u desh ndërhyrja e një ekip shpëtimi që përfshinte 90 zhytës vendas dhe të huaj për të shpëtuar 13 personat.

Shpëtimi i djemve u përshëndet edhe nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i cili u shpreh se ata janë heronjtë e vërtetë dhe jo futbollistët në Kupën e Botës.

Unë jam i habitur me atë që ka ndodhur në Tajlandë. Heronjtë janë atje, dhe jo në Kupën e Botës. Për mua, Kampionati Botëror vjen i dyti.

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United

ke.mu.
Komento