Gëzim Shima: Sindikatat përdoren
politikisht, nevojitet reformim

Gëzim Shima: Sindikatat përdoren<br />politikisht, nevojitet reformim
TIRANE- Gëzim Shima, drejtuesi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë, drejtuesi i protestave të 20 shkurtit 1991 dhe grevës së urisë së minatorëve në një intervistë për “A1 Report” pas 23 viteve tregon momente nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Për Shimën, 20 shkurti prodhoi dhe një elitë politike e cila ndahet në tre kategori ata që duan Shqipërinë, ata që kanë punuar vetëm për interesa personale e më keq akoma ata që kanë punuar kundra shqiptarëve.
 
Paçka se sot është shkëputur nga drejtimi i Sindikatave, pasi sipas Shimës ato drejtohen nga njerëz politikë, ai deklaron se ka ardhur koha që këta drejtues të dorëhiqen.
 
Në një kohë kur punonjësit nuk gjejnë ndihmën e sindikatave në problemet e tyre të përditshme por përfundojnë dyerve të gjykatës, ish-kreu i bashkimit të sindikatave Gëzim Shima deklaron se sindikatat e sotme kanë nevojë për reformim.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës