Protestat që nisën disa muaj më parë në emër të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit kanë pasur së fundmi edhe një pjesëmarrës të pazakontë: një gomar.
Disa prej protestuesve kishin zgjedhur të sillnin kafshën në shesh, me sa duket për ta përdorur si pjesë të simbolikës së manifestimit. Por, siç shihet në pamjet e videos, gomari është larguar me vrap nga turma.
Episodi merr një kuptim disi ironik po të kujtojmë se pikënisja e kësaj lëvizjeje ishte pikërisht mbrojtja e natyrës dhe e faunës në zonën e Nartës.
Se çfarë kontributi pritej të jepte gomari në artikulimin e kërkesave të protestuesve, mbetet e paqartë. Nga pamjet, të paktën, duket se ai kishte më shumë interes të largohej nga protesta.

Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Sulme me gurë e molotovë në drejtim të efektivëve, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës! Deputeti i PD, Kliti Hoti qëllohet me plumb gome