Greqia: Nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë rrezikohet stabiliteti në Ballkan

Greqia: Nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë rrezikohet stabiliteti në Ballkan

Ministri i Jashtem grek Kotzias

Në datë 28 qershor do të merret vendimi për Shqipërinë për hapjen e negociatave, ndërsa Greqia kërkon nga BE që Tiranës dhe Shkupit ti jepet drita jeshile për të shmangur destabilizimin e Ballkanit. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias ka deklaruar se për dy vendet duhet të mbahet premtimi dhe të hapen negociatat. 

Ka shtete anëtare të rëndësishme që janë në mosmarrëveshje nëse Evropa duhet të vazhdojë të zgjerohet apo të thellohet. Mendoj se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kam frikë se nëse Maqedonisë Veriore nuk i jepet një datë për pranim, të gjitha këto përpjekje që kemi bërë me sakrifica dhe kompromise të mëdha nga të dyja palët, mund të rrezikohen. Për më tepër, nëse një nga dy vendet fillon negociatat, dhe le të themi, Shqipëria është lënë jashtë, kjo do të krijojë një gjendje jo stabiliteti në rajon. Qëllimi është për të shmangur destabilizimin e Ballkanit.

Nikos Kotzias

Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa deri tani parlamenti holandez ka votuar kundër, Gjermania kërkon çeljen e negociatave por me kushte, ndërsa Franca ende nuk është shprehur.

Kotzias është shprehur optimist për marrëveshjen me Shqipërinë për detin, ndërsa duke iu përgjigjur akuzave të opozitës së vendit të tij shtoi se nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame.

Ne nuk e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat (negociatat) nuk ka pasur asnjëherë pyetje për “Çamërinë”. Na akuzojnë madje se po dorëzojmë Vorio-Epirin. Nëse nuk e kanë kuptuar me traktatet ndërkombëtare dhe Aktin Final të Helsinkit, Vorio- Epiri është pjesë e Shqipërisë dhe ne nuk kemi aspak ndërmend të ndryshojmë kufijtë. Këto janë psikoza që janë të këqija në vend dhe nuk kanë të bëjnë aspak me politikën evropiane të dialogut dhe kompromisit

Nikos Kotzias

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 25/06/2018 11:04

    O te celen negociatat me BE-ne ose me Rusine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë