POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Grupi u përça! Dalin fitimet e ish-anëtarëve të “Babastars”, Skivi hedh poshtë deklaratën e menaxherit

Ish-anëtarët e grupit Babastars

U bënë disa muaj që përflitej për përçarje të grupit të njohur të reperave “Babastars”, por s’kishte asgjë konkrete deri në momentin kur Skivi dhe Cozman bënë public largimin nga ky label.

Bashkë me largimin dy reperët publikuan listën e të gjithë këngëtarëve që kishin qenë pjesë e tij, me pqrqindjet përkatëse dhe me fitimet e deklaruara. Shikojini në foton e mëposhtme:

Ndarja e fitimeve në grupin Babastars

Por teksa menaxheri i këtij grupi reagoi duke u shprehur se “Babastars do të vazhdojë të ekszistojë, pasi Babastars janë të gjithë ata që ndihen si të tillë", Skivi e ka hedhur poshtë këtë deklaratë.

“Baba Stars nuk ka manaxher apo njeri adekuat me u përgjigj në emër të gjithë anëtarëve. Dekorim Sahiti menaxhon Getin, Majkun dhe Onatin individualisht,”- u shpreh ai.

fl.mi./b.ha.
Komento