Haradinaj thirrje BE-së: Hapni negociatat për Shqipërinë dhe liberalizoni vizat për Kosovën

Haradinaj thirrje BE-së: Hapni negociatat për Shqipërinë dhe liberalizoni vizat për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ndodhur në Tiranë në një aktivitet, ka kërkuar nga Europa që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të liberalizojë vizat me Kosovën.

Europa tani duhet të hapë negociatat me Shqipërinë. Europa duhet t’i japë liberalizim popullit të Kosovës. Njërit nuk i jepet mundësia e lirisë, ose i vonohet apo i ka shkuar shumë kohë e gjatë që negociatat t’i japin statusin e barabartë dhe të lirë në familjen e popujve. Dhe tjetrit, Kosovës, i vonohet e drejta të lëvizë lirshëm në territorin e vet, në këtë rast në Europë. Ne do të punojmë për ato vlera që kemi interes jetik, për ato interesa që janë strategjike për shqiptarët

Ramush Haradinaj

Shqipëria pret një vendim pozitiv në fund të qershorit për hapjen e negociatave, ndërsa për Kosovën pritet që në fund të vitit të liberalizohen vizat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës