Harta/ Pas përmbytjeve jepet alarmi për zjarret, ja zonat që rrezikojnë

Harta/ Pas përmbytjeve jepet alarmi për zjarret, ja zonat që rrezikojnë

Foto ilustruese

Nëse mendoni se ka ardhur pranvera, gaboheni! Ditët e para të muajit prill do të risjellin panikun nga përmbytjet, por edhe nga zjarret. Në datat 1 dhe 2 prill do të rritet niveli i lumenjve, për shkak të prurjeve nga shkrirja e dëborës, ndërsa rreziku më i madh do të jetë nga zjarret. IGJEUM paralajmëron se do të ketë rrezik nga zjarret në pjesën perëndimore të vendit, për shkak të forcimit të erës.

Njoftimi i IGJEUM:
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e premte, dt.30) nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. Nesër (e shtunë, dt.31), ky rrezik pritet të pësojë rritje në pjesën perëndimore të vendit, për shkak të forcimit të erës. Rreziku pritet të jetë “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe “MESATAR” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk paraqet rrezik.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet

Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13 / 21 °C ; në vendet e ulëta: 12 / 23 °C ; në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë