Muaji maji po mbyllet me temperatura të larta të cilat kanë përfshirë të gjithë vendin tonë. Kështu Institutiti i Gjeoshkencave përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se niveli i rrezikut për zjarre në pyje veçanërisht në Lezhë, Durrës dhe Fier është më i madh se në qarqet e tjera.
“Sot pasdite (e enjte, dt. 28) dhe nesër (e premte, dt. 29) pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat pritet nivel rrezik “I ULËT ”. Në qarqet e tjera pritet nivel “S’KA RREZIK”.
Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim), qarku Tiranë (Lindje), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Berat (Veri-Perëndim). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesëme”, thuhet në njoftim.
Sa i përket reshjeve IGJEO thotë se sot pasdite priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa nesër nuk priten reshje në të gjitha qarqet
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 18 / 32 °C
Në vendet e ulëta: 17 / 33 °C
Në vendet malore: 13 / 24 °C
Komente










