POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Imzot Angelo Massafra mesazh për Krishtlindje: Festa e lartësimit të njeriut në rrugën humane, njerëzit duhet të respektojnë dinjitetin e njëri-tjetrin

Në prag të festës së Krishtlindjes arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, imzot Angelo Massafra, ka dhënë mesazhe të rëndësishme në këtë ditë feste duke thënë se kjo ditë e shenjtë është festa e lartësimit të njeriut në rrugën humane .

Në urimin e tij imzot Massafra u shpreh se mesazhi më i mirë që mund të përcillet dhe të jepët në këto Krishtlindje është që njerëzit duhet të tregojnë më shumë përkushtim ndaj besimit dhe të tregohen më shumë solidar duke respektuar dinjitetin e njëri-tjetrit. Gjithashtu, gjatë urimit të tij Imzot Masafra u shpreh se e gjithë kjo festë është festa e lartësimit të njeriut, në vlerat më të mira që bart në vetvete natyra njerëzore dhe ndjekja e rrugës së drejtë e besimit.  

Përkujtimi vjetor i Krishtlindjes vë në lëvizjë të gjithë botën . Nëse bëhet fjalë për respektin fetar,  Krishtlindja është një festë që provokon,Por cfare provokon tek të krishterët? Mos të duket një pyetje jashtë vendit , kjo e imja. Mbi të gjitha nëse mendojme sesi shpesh përditshmëria, shqetësimet e angazhimet e jetës së përditshme e kufizojnë pamjen e jetës sonë, duke na bërë të paaftë të shikojmë përtej materialitetit të ekzistencës tonë. Realitetit në të cilin jetojmë,  na shpie domosdoshmërisht tek një gjë që ndonëse nuk e shohim, e prap ekziston dhe është konkrete. Këtë vit dua ta pyes veten së bashku me ju: ku na shpie gjithë kjo që sillet përreth festës së Krishtlindjes? Amund të jetë vetëm një fakt tregtar. Dhe, për të krishterët, a mund të zgjidhet gjithçka me pjesëmarrjen në një rit, sado i bukur dhe sugjestiv? Lumturia jonë e vërtetë qëndron në dhuratën e lirë dhe falas që na bën me natyrënn e vet hyjnore.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës

Duke përcjellë mesazhet e paqes, dashurisë për të gjithë imzot Massafra u uroj besimtarëve katolikë dhe të gjithë bashkëqytetarët e tjerë për festën duke u bërë thirrje njerëzvë për të qenë më shumë humanë, pasi Shqipëria ka nevojë për humanizëm.

Dëshiroj t’ju bëj një thirrje të fortë të gjithë burrave dhe grave me vullnet të mirë të cilësdo feje, dhe jobesimtarëve. Humanizimi i vërtetë nuk është i mundur kur përjashtohet Hyu nga jeta personale ose kur dekloroheni të krishterë jetohet në mënyrë pagane duke i bërë vetveten dhe nevojat e personit si një idhull për tëadhuruar e që duhet t’u bindet. Le të bëhemi humanë, më zemërbujarë. Sot për Shqipërinë nevojitet një humanizëm i ri dhe shortët e Shqipërisë janë në duar të të gjithëve, ndërsa ai që pranon Krishtin bëhet një person që i siguron vetvetes jo lumturinë që premton kjo botë, por gëzimin e atj që është i dashur nga Hyu dhe për këtë mundet dhe duhet të jetë solidar me të tjerët.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës

b.xh.
Komento