“Emigrimi, rënia e numrit të lindjeve e nga ana tjetër abortet e shumta, po sjellin plakjen e popullsisë. “Me këtë trend Shqipëria do të kalojë nga kombi më i ri në Evropë në kombin më të vjetër”. Kështu u shpreh Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Metropolit Shkodër-Pult gjatë një deklarate për mediat. Ai i bëri thirrje qeverisë të të krijojë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët.
Teksa njoftoi se e dielën e parë të shkurtit do të kremtohet, Dita për Jetën, ai theksoi se “njerëzve duhet tu jepet ndihmë konkrete pasi çdo ditë e më shumë janë duke u rritur rastet e vetëvrasjeve, numri i aksidenteve rrugore, të shkaktuara nga mospërfillja e rrezikut, gjë që tregon se sa pak e vlerësojmë jetën tonë dhe atë të të tjerëve”.
Ipeshkvi i Shkodrës u ndal tek plagët sociale që po çojnë në plakjen e popullsisë.
“Gjithë kësaj i shtohet praktika e neveritshme e abortit, që është vrasje e mirëfilltë Duhet të kemi parasysh se Shqipëria po përjeton një rënie të fortë demografike për shkak të shpopullimit, për mungesën e lindjeve dhe për aborte te shumta; dhe me ketë trend Shqipëria do te kaloi nga kombi më i ri në Evropë në kombin më të vjetër.
Në fund të deklaratës, Massafra u drejtoi një mesazh qeverisë.
“Atyre që kanë përgjegjësinë në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe shëndetësore të këtij kombi, u bëj ftesën që të krijojnë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të heqin dorë nga atdheu, nga të dashurit e tyre apo, madje, edhe të heqin dorë nga jeta e tyre”.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
53.8%
-
Frikë se humbin
37.5%
-
Arsye të tjera
8.7%
Vota total: 288
Lajme të tjera
-
Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis! Disa persona të shoqëruar
28 Mars, 21:30
-
Mashtronin shitësit e makinave luksoze, nuk i paguanin paratë! Arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori! Sekuestrohen ‘Audi’, ‘Benz’ dhe ‘Porsche’
28 Mars, 12:33
-
Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!
27 Mars, 19:59
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005
25 Mars, 12:30
-
Ina Zhupa denoncon abuzimet në konviktin e Vaut të Dejës: Po abuzohet me fondet publike dhe shëndetin e nxënësve
25 Mars, 11:59
-
VIDEO/ Do të trafikonin 17 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 të rinj në Malësi të Madhe (EMRAT)
25 Mars, 09:26
-
'Made in Shkodra', Vllaznia ndryshon stafin dhe i beson vendasve! Zv.trajner një 27-vjeçar
24 Mars, 14:31
-
Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, 25 vite burg për Arsen Stojkun, mik i familjes Lici
24 Mars, 14:26
-
Ura e Bardhajve në Shkodër rrezikon shembjen, 4 mijë banorë drejt izolimit! Administratori: Të ndërhyjë ARRSH dhe Bordi i Kullimit
22 Mars, 17:10
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05