POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kini kujdes! Dielli mund t’ju helmojë, ja se si

Foto ilustruese

Gjithçka fillon me një dehidratim të lehtë dhe më pas fillon të ketë pasoja akoma më të rënda për trupin tuaj. Pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u mbrojtur nga dielli si vënja e kapeles, syzeve apo edhe krem kundra diellit, sërish ka pasoja qëndrimi për një kohë të gjatë në diell.

Djegiet e shumta nga dielli mund të shkaktojnë skuqje, flluska dhe acarim të lëkurës, si dhe simptoma të ngjashme me gripin. Të gjitha këto simptoma kanë një emër: helmim nga dielli. Ky term përdoret zakonisht për djegiet e shumta nga dielli. Ato shkaktohen nga rrezet ultraviolet që inflamojnë lëkurën.

Djegiet dhe helmimi nga dielli mund të shkaktojnë simptoma të tilla si:

Skuqje të lëkurës dhe flluska

Dhimbje dhe ndjesi shpimi si me gjilpërë

Ënjtje

Dhimbje koke

Temperaturë dhe të dridhura

Të përziera

Marramendje

Dehidratim

fl.mi.
Komento