Konflikti dje në Vlorë, identifikohen autorët, prangoset i plagosuri, bllokohen dy makina e kanabis

Konflikti dje në Vlorë, identifikohen autorët, prangoset i plagosuri, bllokohen dy makina e kanabis

Lokali ku ndodhi ngjarja dje ne Vlore

VLORË- Policia ka zbardhur plagosjen dje në lagjen 'Pavarësia'. Në kërkim janë shpallur tre autorët e plagosjes, ndërsa 30-vjeçari që mori një plumb në këmbë Eraldo.L. është arrestuar. Në kërkim janë shpallur; N.Ç. 34 vjeç banues në Tiranë, G.GJ. 28 vjeç banues në Radhimë dhe M.A. 25 vjeç banues në Babicë e Madhe.

Tre personat pas një konflikti qëlluan me armë zjarri në një lokal në Vlorë 30-vjeçarin banues në Llakatund, që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit u arrestua, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara kanabisi. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu një gëzhojë arme zjarri dhe një ''Porsche''.

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes, ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L., të parashikuar nga nenet 88 e 25, 278/1 dhe 283 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/05/2018 10:39

    Deri kur do i durojm dh*aret te shesin po..dhe neper Vlore. Keta letyra qe nuk kane respekt per jeten e njeriut, qe zbrazin automatikun ne mes te kafenes te mbushur me njeres te pafajshem. Pse nuk trajtohen keto krime si sulme terroriste dhe te likujdohen personat qe qellojn me arme ne publik pastaj te shikojm se sa trima jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve