POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nesër takimi Thaçi-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB

Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi

Pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kërkuar një takim me homologun Hashim Thaçi.

Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet ditën e nesërme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas reagimeve të ashpra të Rusisë dhe Serbisë. Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. (LEXO KËTU)

Lidhur me takimin me Thaçin, presidenti i Serbisë u shpreh se do të merrte pjesë në takim, sido që të vendosej që të mbahej ai.

"Do të shkoj në takim. Qoftë me dyer të hapura apo të mbyllura. Do të tregoj të vërtetën se sa energji kemi investuar ka shkuar dëm. Do t’ja them atyre që na kanë inkurajuar që të vazhdojmë dialogun dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët,"-shprehet Vuçiç.

Më 14 dhjetor, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi i Kosovës miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës. (SHIKO KËTU)

ke.mu.
Komento