Kryenin vjedhje në lokale dhe dyqane, goditet grupi kriminal në Durrës, dy në pranga dhe dy në kërkim

DURRËS- Një grup i cili kryente një vjedhje në lokale dhe dyqane është goditur nga policia.

Gjatë operacionit, në prangat e policisë ka rënë një 15-vjeçar me iniciale M.P; Geri Metaj, 19 vjeç ndërsa dy persona të tjerë me iniciale F.M. dhe F.Rr.  janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, dokumentohen me prova shkencore se personat që kanë rënë në janë arrestuar dhe ata në kërkim kanë kryer 14 vjedhje në qytet.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Goditet grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Dokumentohen me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e vënë në pranga.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, persona në kërkim apo me precedentë penalë, më qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë goditur grupin që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Geri Metaj 19 vjeç, banues në Durrës;

• M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore:

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z. 

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.

Më datë 06.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.

Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K. 

Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj. 

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme. 

Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.

Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vjedhja në bashkëpunim" parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës