DURRËS - Tre fëmijë të mitur u gjetën nga gjyshja në kushte mizerabël, e cila nuk hezitoi të akuzojë ish-nusen e djalit se i kishte braktisur të miturit. Videoja që qarkulloi në rrjetet sociale mbrëmjen e së dielës detyroi Shërbimin Social të Durrësit të ndërhynte menjëherë, duke transferuar fëmijët e moshës 5, 10 dhe 12 vjeç në spitalin e Durrësit, ku ndodhen aktualisht.
Mjekët konfirmuan se fëmijët janë të prekur nga sëmundja ngjitëse e zgjebes dhe do të mbahen për disa ditë në trajtim spitalor. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet ndaj 33-vjeçares për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Në një intervistë për Report TV, 33-vjecarja deklaroi se ish-vjehrra ka hyrë pa leje në shtepi dhe ka filmuar ambientet e ndotura me qëllim për t’i marrë kujdestarinë e fëmijëve. Ajo shprehet se ka qenë e detyruar të punojë me dy turne për të siguruar jetesën por mohon se i ka lënë fëmijët pa ushqim apo mjekim.
“Fëmijët kanë qenë të sëmurë me zgjebe prej më shumë se një muaji. Nuk është e vërtetë që i kam mbajtur pa arsye në shtëpi. Shkollës i është dërguar raport mjekësor dhe kjo është e dokumentuar”. Une diten punoja ne darke kthehem ne shtepi. Nuk I kam braktisur”.
Nëna thotë se fëmijët janë prekur nga zgjebja që në fillim të dhjetorit dhe nuk kanë frekuentuar shkollën. Mungesat kane vazhduar edhe ne janar per shkak te permbytjeve. Ndërsa apartamenti sipas saj, ishte I piset për shkak të mungesës së ujit në çezma.
“Që prej përmbytjes kemi qenë pa ujë në shtëpi. Kam prova dhe fakte për këtë”, shprehet ajo.
Nëna këmbëngul se nuk i ka braktisur fëmijët, por ka punuar për t’i mbajtur ata.
“Nuk i kam lënë fëmijët të braktisur. Gjatë ditës kam qenë e detyruar të punoj. Kam punuar me një turn dhe edhe me dy turne. Jam shkëputur nga puna për t’u çuar ushqim, për t’i parë, për t’i marrë ose çuar në shkollë kur kanë qenë mirë…nëse nuk do të isha e zonja për t’i mbajtur, nuk do t’i kisha mbajtur pranë vetes këto pesë vite që jam e divorcuar”, vijon ajo.
Sa i përket pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, 33-vjeçarja hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-vjehrrës.
“Shtëpia ime nuk ka qenë në atë gjendje. Është vënë dorë për të më hedhur poshtë. Ajo ka hyrë brenda pa më lajmëruar dhe ka shkaktuar atë situate…kur vinte nga Italia, gjithmonë më lajmëronte. Këtë herë nuk më ka marrë në telefon, ka shkuar direkt në banesë”, shprehet 33-vjeçarja.
Ajo rrëfen se është divorcuar pesë vite më parë, pasi ish-bashkeshorti ra në burg në Itali. Verën e kaluar ishin ribashkuar per pak muaj për të pajisur fëmijët me dokumente italiane. Ne shtator eshte vendosur ne Durres ne shtepi me qira, bashke me femijet. 33-vjecarja pretendon se ish-bashkëshorti kontribuon vetëm me 18 mijë lekë në muaj për fëmijët. Ajo thotë se është e detyruar të punojë banakiere, dy turne për të përballuar shpenzimet.
“Paguaj 300 mijë lekë qira, 100 drita e uje. Rroga ime është rreth 400 mijë lekë në muaj. Babai i fëmijëve dërgon vetëm 18 mijë lekë në muaj. Çfarë mund të bëj unë me aq para?”, shprehet ajo.
33-vjeçarja pretendon se Shërbimi Social në Durrës është informuar më herët nga psikologia e shkollës per gjendjen ekonomike, por ndihma e ofruar ka qenë vetëm 4 mijë lekë në muaj.
“Më thanë: ke televizor dhe lavatriçe, ke kushte më të mira se ne. Çfarë ndihme sociale kërkon?”, rrëfen nëna e tre fëmijëve.
Publikimi i këtij rasti në media, detyroi Ministrinë e Shëndetësisë të ngre grupin ndërsektorial, i cili mesditen e sotme vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i mbetet nënës, por me mbikëqyrje nga Shërbimi Social. Nga organizatat joqeveriare do te ofrohen ushqime, veshje e medikamente. Gjithashtu 33-vjecarja me origjine nga Vau i Dejes do te transferohet me gjendje civile ne Durres, në mënyrë që të perfitoje bonus qiraje.
Rasti i tre fëmijëve në Durrës ka hapur një debat të gjerë publik në Shqipëri jo vetëm për kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe për mënyrën se si trajtohen krizat familjare. Psikologia klinike dhe këshilluesja Jonida Ponari, e ftuar në Studio Live në Report TV vuri theksin te nevoja për ta parë rastin përtej pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Sipas saj, mungesa e higjienës në një banesë nuk është gjithmonë tregues i drejtpërdrejtë i neglizhencës apo braktisjes, pasi persona që vuajnë nga depresioni madhor shpesh shfaqin probleme të tilla. Megjithatë, Ponari theksoi se në këtë rast nuk i është krijuar përshtypja e një nëne me depresion, duke ngritur disa pikëpyetje.
"A mund të jetë narciste nëna se vetëm një nënë narciste ka një mungesë empatie për t'i lënë fëmijët ashtu" u shpreh psikologia.
Ponari ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si janë filmuar fëmijët nga gjyshja dhe për përfshirjen e tyre në situata përballjeje, duke e cilësuar këtë si një formë presioni emocional. Ajo vuri në dukje se, gjatë videos, fëmijëve u kërkohej llogari për gjendjen e shtëpisë, një sjellje që sipas saj mund të përbëjë elemente të alienimit dhe të dëmtojë mirëqenien psikologjike të tyre.
Sipas Ponarit, ky rast nuk duhet parë si një episod i izoluar, por si “maja e ajsbergut” e problemeve sociale që lidhen me varfërinë.

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre.
U vendos që menjëherë t'u vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Këto i morën përsipër t'i financojnë ARSIS dhe Ëorld Vision.
Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës (pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.
Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do t'i ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve. Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes. Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.

Nëna e 3 fëmijëve të mitur në Durrës është ballafaquar live në emisionin “Me Zemër të Hapur” me ish-nusen e saj. Gjyshja e fëmijëve akuzon ish-nusen se i ka lënë fëmijët të jetojnë në kushte mizerabël.
Gjyshja e 3 fëmijëve pretendon se ajo dhe i biri e kanë ndihmuar me para dhe se janë përgjigjur për fëmijët, por ka qenë ajo (ish-nusja) që shpërdoronte paratë që ia dërgonin nga Italia.
“Kam moshë më të madhe se ajo dhe ajo duhet të më dëgjojë mua. Kur unë shkoja në shpi dhe nuk e gjeja zonjën , kjo shkonte parukeri dhe bënte 300 mijë 400 mijë flokët me kaçurrele bionde. Vjehrra ja ka prerë pasaportat dy herë, ajo i ka bërë lekët rrush e kumbulla, e me qerpikë dhe thonj. Kishe lekë ti të bëjë qerpikët, të fryje buzët, të ngrije vetullat.
Çfarë nënë je ti. Si fle gjumë ti në atë gjendje? Mirë fëmijët. Po më plas zemra. Më plase Blerina, më more në qafë tre fëmijë, tre yje. Sa në Itali thanë këta s’janë shqiptarë, por amerikanë, e flasin anglishten perfektë”, ka thënë gjyshja e fëmijëve.
Mamaja e 3 fëmijëve mohon të ketë braktisur fëmijët e saj gjithashtu dhe ndihmën që ish-vjehrra pretendon se i ka dhënë. Duke komentuar pamjet brenda shtëpisë, nëna e 3 fëmijëve thotë se është një kurth nga ish-vjehrra.

Ditën e sotme është Shërbimi Social është mbledhur në prezencën e disa aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për të vendosur për fatin e 3 fëmijëve të mitur të gjetur paraditen e djeshme të mbyllur në një apartament në qytetin e Durrësit. Gjyshja e tyre pretendon se ka qenë mamaja e tyre ose ish-nusja e djalit që i ka braktisur, ndërsa nëna e të miturve refuzon kategorikisht këtë akuzë.
Sipas Shërbimit Social, fëmijët kanë që në fund të muajit nëntor që nuk frekuentojnë shkollën. Vetë shkolla është interesuar dhe janë vënë në dijeni për vështirësitë ekonomike të familjes. Në këtë kuadër, situata i është referuar Shërbimit Social në bashki.
Këta të fundit kanë thirrur nënën e 3 fëmijëve ku dhe i kanë ofruar ndihmë. Ndihma konsistonte në gjetjen e një pune me orar 08.00-16.00 si dhe mbulimin e asistencës së fëmijëve në këtë fasho orari. Nëna e të miturve nuk e ka pranuar këtë ndihmë duke thënë se i del vetë për zot fëmijëve të saj. Për këtë, Shërbimi Social thotë se e ka dokumentuar refuzimin e saj me firmë.
Nga ana tjetër, nëna e 3 fëmijëve thotë se ka 5 vite e divorcuar dhe se babai i fëmijëve ka qenë në burg. Pasi ka dalë nga burgu, ai ka paguar vetëm 180 mijë lek të vjetra për fëmijët. Ajo thotë se fëmijët kanë qenë vetëm gjatë ditës që ajo është në punë dhe se në darkë është kthyer pranë tyre. Për gjendjen e shtëpisë, e papastër dhe tepër rrëmujë, nëna e fëmijëve thotë se është dorë e ish-vjehrrës, e cila i ka ngritur kurth.
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Në një intervistë për emisionin Sot Live në Shqipëri në Report Tv, nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet.
Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve për Report Tv
Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Gjatë ditës i kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën.
Kur vinte në Shqipëri, më thonte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë.
Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon.
Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.
Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri.
Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihën sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam rrogën 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë.
Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon.
Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë.
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se ka braktisur 3 fëmijët, në një prononcim për Report Tv thotë se gjithçka është një kurth. E reja akuzoi ish-vjehrrën se është futur brenda në banesë dhe ka shkaktuar atë gjendje që u publikua në media, me plehra dhe rroba në çdo kënd. Nëna e 3 fëmijëve tha për gazetarin Aldo Mustafa se nuk është e vërtetë që i ka braktisur 3 fëmijët, pasi ajo punon për të siguruar të ardhura. Babai që është në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë, thotë ajo, duke theksuar se nuk janë mjaftueshëm. Ndërkohë, sa i takon mungesës në shkollë, nëna thotë se ka dërguar raport për fëmijët.
Nëna: Familja ndodhet jashtë. Nuk është se jemi në gjendje të mirë ekonomike.
Gazetari: Sa i përket situatës, pse ishte në atë gjendje shtëpia?
Nëna: Pretendimi im që kam, shtëpia nuk ka qenë në atë gjendje. Është vënë dorë, për të më hedhur mua poshtë. Ajo ka hyrë brenda. Fëmijët e mi janë rritur me dashuri për gjyshen dhe babanë. Nuk kam kontakte. Që kur ka dalë nga burgu, këto muaj nisi 180 mijë lekë, ca do bëj unë me 180 mijë lekë nëse rri 24 orë në shtëpi. Fëmijët nuk kanë qenë në shkollë, kanë qenë sëmurë, u kam dërguar raport.
Komente











Emocionalisht eshte shume e forte dhe e paperballueshme nje video tille, sidomos ajo e fundit. Nuk kuptohet mire se si mund te gjesh tre femije te rritur ne nje vend ku mbizoteron pislleku dhe çdo gje eshte e hedhur per te bere grumbuj plehrash e rrobash. Edhe familjet rome qe jetojne me shtepi prek kartoni e kompensata, jane me te paster se shtepia e kesaj zonjes qe pretendon se kujdeset per femijet. A eshte nje skenim i gjyshes per t'i dhene 'dajak' ish nuses? Kjo s'ka vlere por femijet duhen ndjekur nga nje piskologe. Eshte e trishtueshme qe shteti nuk investon me shume ne te ardhmen e vendit, me struktura te posaçashme sepse femijet e sotem neser do rriten dhe do perserisin ato qe kane jetuar ne vogeli.
PërgjigjuKurimi i thonjeve qenka në maksimum bravo
PërgjigjuQENKA INFORMUAR DHE BASHKIA DURRES QE FLE NEN DAFINA SI GJITHMONE
PërgjigjuOk gjyshja paska (Sajuar) Por ne cved te botes femit mbyllen brenda Pa prezencen e nenes ose babaj. Ku ishte zoja. Kur gjyshja boni videon. Femijet nuk lihen vetem kurr as dhe nje moment sidomos te miturit. Keshtu jo qe dukesh e bukur ne foto nuk ishte e bukur ne shtepi. Jan te tjera femra ato qe I mbajn te dyja.ajo mund te thot cute doj.por e verteta duket.
Përgjigju