POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kufijtë, senatori amerikan: SHBA do paqe në Ballkan! Thaçi: Vendosin qytetarët

Ron Johnson gjate takimit me Thacin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pati një takim në Prishtinë me senatorin amerikan Ron Johnson, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë marrëveshja me Serbinë dhe debati për rishikimin e kufijve.  “Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh senatori Johnson.

Ndërsa Thaçi deklaroi se “Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet. Po eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje në të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA-në dhe BE-në. Në interes të vendeve tona dhe të investimeve perëndimore në rajon. Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, përfundoi Thaçi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

 

d.ba.
Komento