Ky është 'Benz'-i ku u qëlluan Erion Benga dhe Griselda Gjikolaj, shenjat e plumbave në xhama (VIDEO-FOTO)

Në foton që shihni është automjeti tip "Benz E Class" ngjyrë e zezë me targë AA266MS ku po udhëtonte Erion Benga, 23 vjeç, me të dashurën e tij Griselda Gjikolaj, 17-vjeçe, në momentin kur u qëlluan me armë zjarri (Lexo këtu). Nga plumbat humbi jetën 17-vjeçarja në Spitalin e Traumës ku u transportua nga Benga, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Siç duket nga kjo foto e siguruar nga Report Tv, autorët kanë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës gjë e cila tregohet nga shenjat e plumbave në automjet. Xhami i pasëm i makinës, nga krahu i shoferit, është thyer. Autori, i ndihmuar edhe nga një person tjetër, ka pasur për objektiv Erion Bengën me të cilin kishte debatuar një javë më parë pasi i kishte ngacmuar të dashurën Griselda Gjikolaj. 


Lajmi kryesor:

Një 19-vjeçar autor i atentatit ndaj Erion Bengës ku mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj


Ora 10:31
Vrasja në Laprakë, ja 'Benz'-i ku u qëlluan Erion Benga dhe Griselda Gjikolaj (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

     Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

    Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit