Tronditet Tirana/ Atentat me armë zjarri në Laprakë, vritet me plumb në kokë 17-vjeçarja, plagoset i dashuri (FOTO+VIDEO)

TIRANË- Një ditë pas Krishtlindjeve, përgjaket kryeqytetit. Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë në zonën e Laprakës në orën 18:17 të pasdites. Një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i dashuri i saj, 23-vjecari Erion Benga është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Report Tv ka mësuar se dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga një person i maskuar, i cili është identifikuar nga Policia. Adoleshentja është transportuar në spital nga vetë Erion Benga, i cili pasi është plagosur ka dërguar të renë te Spitali i Traumës. Makina ku ndodheshin të rinjtë është sekuestruar tashmë nga Policia. Dy të rinjtë janë lidhur me njëri-tjetrin një javë më parë. Dyshohet se objektivi ka qenë Benga dhe se Gjinkolaj është qëlluar aksidentalisht. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e vrasjes për motive të dobëta, pasi adoleshentja ka qenë më parë e lidhur me një tjetër person, si dhe pista e hakmarrjes për shkak të konflikteve që ka patur më parë Benga.  Dëshmitarët në vendin e ngjarjes u shprehën se dëgjuan vetëm “Ikim me vrap” që besohet se ka qenë thirrje nga autori, por dëshmitarët nuk arritën të fiksonin asnjë fytyrë. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në zone. Kamerat kanë filmuar momentin kur makina largohet pasi është qëlluar nga atentatori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Vrasja në Laprakë/ Kush ishte e mitura që u ekzekutua me plumb në kokë brenda në makinë

Vajza që shihni në këtë foto është Griselda Gjinkolaj, 17-vjeçarja që u vra pasditen e sotme në zonën e Laprakës.

Për më shumë detaje lidhur me të miturën që humbi jetën (LEXO KËTU)

Griselda Gjinkolaj
Ora 21:57
Vrasja në Laprakë/ Policia: Ishte një autor, ngjarja për motive të dobëta

Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar për vrasjen që ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë. Policia bën me dije se autori i vrasjes ishte një person, dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:
Tiranë. Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës. Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Ora 20:48
Vrasja në Laprakë/ Pistat e hetimit, Erion Benga i dha gaz makinës, autori qëlloi nga mbrapa

Dalin të tjera detaje për vrasjen që ndodhi pasditen e sotme në Laprakë. Burime për Report Tv bëjnë me dije, se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar në makinën tip Benz, 4 fenersh. Erion Benga, ishte në drejtim të makinës në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar por autori ka vazhduar të qëllojë nga mbrapa. Dyshohet se objektivi i këtij atentati është Bengo, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur i riu. Dy janë pistat e hetimit, e para, se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë, ose për shkak të konflikteve të Bengos, që në 2016 ka qenë i arrestuar për shantazh. (Lexo këtu).  Një tjetër detaj që raportojnë po të njëjtat burime është fakti se autori ka qëlluar tek xhami nga pas shoferit, dhe se dyshohet se plumbat kanë kapur aksidentalisht Griselda Gjinkolën.

Ora 20:11
Vrasja në Laprakë/ Të rinjtë ishin lidhur një javë më parë, autori është identifikuar nga policia

Erion Benga ishte i lidhur me Griselda Gjinkolën rreth 1 javë më parë. Mësohet se adoleshentja ka qenë e lidhur më parë me dikë tjetër. Gjatë kohës që Benga ishte lidhur me 17-vjeçaren, atë e kanë ngacmuar disa persona të tjerë, me të cilët kanë patur konflikt. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se autori është identifikuar. Ai është një i ri nga Puka. Bashkë me autorin ndodhej edhe një tjetër person, i cili ishte i maskuar me kapuç në kokë.

Ora 20:04
Dalin detaje nga vrasja në Laprakë/ Erion Benga transportoi në spital pas atentatit 17-vjeçaren, të rinjtë po pinin kafe para se të hynin në makinë

Detaje të reja zbulohen për vrasjen që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Laprakës. Report Tv ka mësuar se kanë qenë 4 të shtëna ato që janë dëgjuar në zonë. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë në polici se dy të rinjtë nuk janë banorë të lagjes pasi nuk janë parë ndonjëherë në zonë. Burimet shtojnë se Griselda Gjinkolaj dhe Erion Benga po pinin kafe dhe më pas kanë hyrë në makinë, ku janë qëlluar nga një person i maskuar. Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Benga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. Ai ka ngarë makinën dhe e ka dërguar adoleshenten tek spitali i Traumës.

Ora 19:13
FOTO nga vendngjarja/ Si u vra adoleshentja brenda makinës në Laprakë, autorët u filmua nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Laprakë. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se mbi viktimën dhe të plagosurin ka qëlluar një person. Autori ishte i maskuar dhe ka qëlluar nga jashtë makinës ku ndodheshin të rinjtë. Autori bashkë me të riun tjetër që e shoqëronte janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Griselda Gjinkola dhe Erion Benga kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja dhe i riu, kanë patur shenja në fytyrë dhe në trup.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 27/12/2018 03:39

    Evlad KRIJUSI I XHITHSIS na e ka plotsu deshiren,na krijoj Njerz,tani jemi në shkall,lypum dijeni ma tmadhe,aftsi,pjekuri,,,peshqit e mdhej jetojn në ujna tfella,ka shum shkall për me ardhë deri te NJERIU,Shum prej tyne thon unë jam zoti i ytë,bane kët apo atë për interes tij,punoni jetoni me punen tuaj HALLALL nëse deshironi me mbet në perioden e ardhshme NJERI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër