Mediat italiane kritikojnë Panucci-t: Gati ta shkarkojnë, Shqipëria e De Biazit një kujtim i largët

Mediat italiane kritikojnë Panucci-t: Gati ta shkarkojnë, Shqipëria e De Biazit një kujtim i largët

Trajneri i kombëtares Christian Panucci

Humbja poshtëruese 0-4 kundër Skocisë në Ligën e Kombeve ka vënë në qendër të shënjestrës trajnerin e Kombëtares Christian Panucci. Pas kritikave të shumta që po merr në vendin tonë, për ish-mbrojtësin e Romës dhe Milanit po flitet edhe në Itali.

Është "ITASportPress.it" që e nis artikullin e saj duke thënë se “Shqipëria e De Biazit është një kujtim i largët”. Më tej, ajo evidonton faktin se Panucci është në prag shkarkimi. 

Artikulli i "ITASportPress.it" për Christian Panuccin

“Aventura e ish-lojtarit të Romës te Shqipëria ka fiiluar në mënyrën më të mirë në shtator të një vitit më parë me fitoren 2 me 0 ndaj Lihteshtajnit, në një ndeshje të vlefshme për kualifkueset e Rusi 2018. Që atëherë e deri më sot Shqipëria ka vetëm dy ndeshje fitore (një miqësore me Turqinë 3-2 dhe 1-0 ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve dy barazime dhe plot 8 humbje. Në katër ndeshjet e fundit skuadra e Panuçit nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që ka pranuar 8 gola. Shkurtimisht, numrat “gozhdojnë” italianin që nuk ka lënë një gjurmë të mirë përtej Adriatikut” - shkruhet në artikullin e medias italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur