Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur

Nga Shkodra do të nisë procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë proçes është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodër, në Shirokë dhe Zogaj.  

“Kemi ardhur me gjithë strukturat përgjegjëse për të filluar programin kombëtar që i dedikohet uljes së dendësisë së mushkonjave në territoret ku kemi pushues, sidomos në Shkoder të cilën jam e sigurtë që këtë vit do jetë destinacion turistik jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Për Kryetarin e Bashkisë Shkodër, nisja e këtij proçesi është tejet i mirëpritur në këtë periudhë përgatitjesh për sezonin turistik.

"Më duket sikur jemi në kohë. Jemi në kohën e duhur për të filluar para sezonit dhe ka një pritshmëri të lartë për turizmit. Do krijojnë kushte më të mira për të pasur një turizëm sa më të shëndetshëm dhe të mirë", shtoi ai.

Proçesi i dezinsektimit në të gjithë vendin rikthehet pas një ndërprerje prej pandemisë, ndërkohë që pikat turistike të Shkodrës janë të parat që nisin një proçes të tillë

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Gruaja me 3 fëmijët u mbyt në Bunë, del para gjykatës së Shkodrës Erdgys Arrazi, nën akuzë për 'shkaktim të vetëvrasjes'

Gruaja me 3 fëmijët u mbyt në Bunë, del para gjykatës së Shkodrës Erdgys Arrazi, nën akuzë për 'shkaktim të vetëvrasjes'