Meta ktheu Buxhetin 2019, Rama: Interesant, vjen pas kërkesave të LSI, presion për të mos pranuar dialogun

Meta ktheu Buxhetin 2019, Rama: Interesant, vjen pas kërkesave të LSI, presion për të mos pranuar dialogun

Kryeministri Edi Rama

Vetëm pak minuta pasi presidenti Ilir Meta ktheu dekretin e Buxhetit 2019 me pretendimin se duhen reflektuar kërkesat e studentëve (Lexo këtu), ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk është i çuditur nga vendimi i Metës i cili sipas tij erdhi pas prezantimit të kërkesave të LSI në Kuvend, të cilat u rrëzuan nga maxhoranca sot në seancë plenare (Lexo këtu). 

Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!

Edi Rama, kryeministër

Postimi i Ramës në Twitter

Duke iu referuar protestës së studentëve, të cilëve iu është referuar edhe kreu i shtetit në kthimin e dekretit të Buxhetit në Kuvend, Rama thotë se vijon presioni mbi ta, për t'i mbajtur larg dialogut për zgjidhjen e tetë kërkesave të tyre. "Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes", shkruan Rama. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona: 13/12/2018 15:47

    Plotesisht dakort qe studentet te protestojne e kane paraqitur 8kerkesa qe zgjidhin vetem pak problemin ekonomik te atyre qe nuk kane mundesi , por keta studente duhet te pyesin veten se cfar vlere ka ajo diplome kur cilesia eshte shume e ulet, kur ka pedagoge me nivel te ulet, me tituj te marre pa djerse , pedagoge te korruptuar qe marrin leke, qe ngacmojne seksualisht , kur zgjedhjet me dekanate jane farse ,kur fondest vidhen etj etj , plus a ato te vete studenteve qe duhet te shtrojne bythen mire nese duan die gjera qe duhen zgjidhur ne bashkepunim me qeverine jo si ortake por si opozitare Eshte domosdoshmeri Edhe dicke studentet duhet te kuptojne se jo Shqiperia, por bota eshte tejmbushur me njerez te arsimuar qe te gjesh pune sipas kualifikimit o duhet te jesh I shkelqyer o te gjesh dicka tjeter se te thone je shume I kualifikuar per kete pune Ne keto kushte terreni per proteste eshte I pershtatshem e shume lehte duke punuar qe ne a hengret e Jales gjate vleres pra eshte e organizuar e deri gjuaj nga kryetari I shtetit e bashkeshortja per te marre pushtetin ,bile edhe duke bertitur se vetem ajo dhe Kejdi dine te zgjidhin problemet e tyre duke bertitur sot kur deri dje kishin pushtetin ne dore Pse k kuvendit te meparshem nuk insistoi per keta studente 4vjet me pare????!!!!! Pse femijet e ti studjojne jashte????? Kjo eshte ipokrizi Studentet te mos perdoren

    Përgjigju
  • bodua: 13/12/2018 15:18

    Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë