Meta uron besimtarët ortodoksë: Mbarësi dhe shëndet

Meta uron besimtarët ortodoksë: Mbarësi dhe shëndet

Presidenti Ilir Meta dhe Kryepeshkop Anastasi

Me rastin e Pashkëve Ortodokse, kreu i shtetit Ilir Meta, ka uruar mbarësi dhe shëndet në familjet e të gjithë shqiptarëve. Presidenti Meta në këtë Ditë të Shenjtë ka theksuar se vëmendja duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për përkrahje dhe në forcimin e familjes dhe vlerave të saj.
Ilir Meta vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastasi.

Iu uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’! Mbarësi e shëndet në familjet tuaja!
Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Në këtë Ditë të Shenjtë vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për më shumë kujdes e përkrahje, por edhe te forcimi i familjes dhe vlerave të saj.

Kjo Ditë e Shenjtë na kujton nevojën për më shumë mirëkuptim, dialog, respektim të vlerave morale e forcim të bashkëjetesës së mrekullueshme fetare, të cilat na ndihmojnë të përballemi me çdo sakrificë për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes.
Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Presidenti Ilir Meta


(Postimi i Ilir Metës në Facebook)

Ilir Meta vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastasi.

Presidenti Meta i përcolli personalisht Fortlumturisë Tij, Kryepiskopit Anastas urimet e përzemërta dhe më të mira për gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së shenjtë të Pashkëve ortodokse.

Pas vizitës Presidenti Meta u shpreh për median:

Në këtë ditë mjaft të rëndësishme të këtij mesazhi të jashtëzakonshëm në emër të dashurisë për jetën, për njerëzit, të ngjalljes së Krishtit, të besimit se e mira gjithmonë do të triumfojë, u uroj të gjithëve mbarësi, u uroj të gjithë mirësi, u uroj më shumë dashuri midis shqiptarëve dhe jam besimplotë se duke e shpërndarë këtë mesazh, se nuk ka gjë më të rëndësishme në botë se sa dashuria, sa dashuria për jetën, sa dashuria për njerëzit, jam i sigurt se të gjithë do të marrim forcën e duhur për të përballuar sfidat dhe vështirësitë në një mënyrë edhe më optimiste, edhe më të bashkuar.

Presidenti Ilir Meta

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 08/04/2018 05:42

    Ju uroi hajduti mbaresi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj