Mbyllen edhe bastet online, projektligji për lojërat e fatit të enjten në seancë për miratim

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit duke e kaluar në Kuvend për seancën e së enjtes për ta vulosur përfundimisht nismën e qeverisë. Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe u shpreh se në dy javët e fundit deputetët kanë marrë presione kriminale për të mos e votuar ligjin.

Ligji nuk zbatohet për qejf. Kam dëgjuar lloj lloj arsyetimesh këto dy javë, por edhe që nuk e bëjnë dhe nuk e votojnë. Por amendamentet që miratojnë sot i japin fund përfundimisht aktivitetit të basteve, lojërave elektronike në distancë. Ja kemi dalë që pas ditës së enjte ti japim fund këtij aktiviteti, dhe më pas të luftojmë për zbatimin e ligjit dhe fenomenet që mund ta pasojnë këtë, që shkon deri në ndëshkim me burg. Lojërat e fatit kanë sjellë shumë probleme sociale. Në dy javët e fundit deputetet kanë marrë presione kriminale. Po mbyllet gjithçka, nga kazinotë elektronike, bastet, sallat e bingove, online dhe gjithçka tjetër.

Erjon Braçe

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se nuk ka kthim prapa, por 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtë, zero!.

Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit

Arben Ahmetaj

Gjithashtu ministri Arben Ahmetaj tha se për të gjithë personat që do të humbasin vendet e punës do të organizohen trajnime.

Janë bërë 10 mijë trajnime profesionale. Vitin tjetër do të jetë dyfishi deri në 20 mijë. Do të ketë mundësi  për punësim për pjesën që do të dalë pa punë nga sallat e bingove dhe kazinotë. Një pjesë e këtyre kanë aftësi komjuterike dhe me pak trajnime do të gjejnë punë në zgjerimin ekonomik në shumë sektorë.

Arben Ahmetaj

Report Tv ka siguruar draftin e miratuar nga komisioni, ku parashikohet që kjo industri të jetë monopol shtetëror. E ndërsa ndalohen reklamat, disa nga objektivat e ligjit që pritet të miratohet të enjten janë; mbrojtja nga lidhjet me krimin, parandalimi i kërcënimit për integritetin e konkurrencës sportive nëpërmjet, verifikimit të veprimtarisë së fiksimit të rezultateve sportive, por edhe kundërveprimi për të të siguruar të rinjtë dhe lojtarët’.

Projektligji per lojerat e fatit
 

Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, ndërsa përmes një deklarate ka reaguar Jorida Tabaku.

Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike: Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale. Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prodhuan marrëzinë e basteve pafund. Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.

Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan. Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore. Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike. Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve. Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit.

Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emrin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet.

Jorida Tabaku

Pas miratimit në Kuvend ditë e enjte sikur është planifikuar, ligji do të nisë zbatimin në 1 janar të 2019 ku do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinove.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 23/10/2018 22:11

    Bravo! Mbyllni edhe telebingon normalisht. Apo e keni harruar?

    Përgjigju
  • Eno: 23/10/2018 22:11

    Bravo! Mbyllni edhe telebingon normalisht. Apo e keni harruar?

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2018 18:14

    Doli Jorida leshi të flasë duke nxjerrë lesh nga goja! Ik moj pul fushe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët