Ligji për mbylljen e lojërave të fatit të enjten në Kuvend, Rama: Mesazh i qartë kundër krimit

Ligji për mbylljen e lojërave të fatit të enjten në Kuvend, Rama: Mesazh i qartë kundër krimit

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Ekonomisë për të miratuar projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit pas 31 dhjetorit. Ai thekson se pas kalimit edhe në Komisionin e Ligjeve, ligji të enjten do të votohet në Kuvend, ndërsa është një mesazh i qartë krimit të organizuar.

FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend Për nënat e gratë në radhë të parë Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar

Edi Rama

Komisioni i Ekonomisë e miratoi sot projektligjin, ndërsa pas kalimit edhe te ai i Ligjve do të depozitohet në Kuvend për votim ditën e enjte. Pas miratimit, ligji do të nisë zbatimin në 1 janar të 2019 ku do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë