Mjaltë dhe kanellë për pastrimin e akneve

Mjaltë dhe kanellë për pastrimin e akneve

Foto ilustruese

Në ato raste kur dëshiron të heqësh qafe aknet që të kanë dalë në mjekër, tani është më e thjeshtë për ta bërë këtë. Të gjitha i duam maskat natyrale, por asnjëherë nuk kemi kohë, as durim për një trajtim të thellë të fytyrës.

Kjo maskë që do t’ju propozojmë tani durimin dhe kohën i ka shumë të limituara.

Mjaltë dhe kanellë, një maskë në kushte shtëpie

-1/4 lugë çaji kanellë

-mjaltë – rreth 1/4 lugë çaji

Përzieje masën me një furçë. Mbaje për 15 minuta dhe shpëlaje me ujë të ngrohtë, ose mbaje përgjatë natës dhe shpëlaje në mëngjes. Kujdes! Ashtu si mjalti që nuk është gjithmonë i njëjtë, ashtu ndodh edhe me puçrrat e fytyrës, për fat të keq.

Mjalti është shumë i mirë për të luftuar bakteret. Pra, nëse aknet janë shkaktuar nga bakteret, mjalti do të ndihmojë për t’i zhdukur ato nga fytyra.

Por në qoftë se puçrrat shkaktohen nga hormone, ilaçet apo dietat, atëherë mjalti do të ndihmojë për t’i neutralizuar, por jo për t’i zhdukur.

Megjithatë, mjalti dhe kanella janë kombinimi ideal për të përmirësuar pamjen, të paktën tri ditët e ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm