Ja cila zonë në Shqipëri prodhon mjaltin më të veçantë në vend

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ e realizuar nëpërmjet skype ishte e ftuar Flora Sali, me profesion bletërritëse. Ajo është marrë prej shumë vitesh me rritjen e bletëve dhe njeh shumë procedurat e prodhimit të mjaltit. Flora jeton në Gostivisht të Përmetit, një zonë e cila shquhet për mjaltin e saj të mrekullueshëm.

Ajo tregoi disa mënyra se si mund të vizitojmë një zgjua bletësh, pa u pickuar nga ato.

‘’ Nuk duhet të kesh frikë në rradhë të parë sepse trupi lëshon një aromë që ato e ndjenë që ke frikë dhe ato të ngacmojnë më tepër, plus që gjithmonë duhet të bësh një tymë me dëllinja sepse janë qetësuese për bletët dhe nuk të ngacmojnë. Bletët kaë një gjë që nuk duhet të mbash era parfum kur të vish tek bletët’’  

Sipas Florës ne varemi nga natyra në dimër, nëse është i ashpër  numri I bletëve minimizohet. Por në këtë zonë mund të gjeni gjithashtu një mjalt të vecantë që nuk prodhohet në asnjë vend tjetër në Shqipëri.

‘’ Ne kemi një të mirë që n aka ofruar zona që kemi dhe një mjaltë të vecantë një lulësh ose monoflor që quhet ndryshe, mjaltin e bedunicës, është i vecantë dhe nuk është se ka në të gjithë Shqipërinë, vetëm në zonën tonë në Bedunicë'' shprehet ajo. 

Ndër të tjera rritësja e bletëve Flora Sali tregon dhe se si mund të dallojmë mjaltin cilësor nga ai jo cilësor. 

‘’ Mjalti hidhur ose mjalti mares që është një mjaltë i veçantë sepse e ndjen shijen e hiduhr në gojë, ai është një ilaç fantastik ose shumë kurativ për mëlçinë, është më I miri për organizimin e njeriut. Po ashtu mjalti shumëlulesh, sepse ka shumë lloje lulesh brenda. ‘’

 ‘’Mjalti dallohet duke e provuar në shije. Shumë profoesorë dhe më të mëdhenj se mua e kanë thënë këtë, më I miri është ai që ngrin në dimër, nëqoftëse ngrin ai është mjalt I mirë. Sa më shumë polema të ketë mjalti brenda aq më I mirë është sepse polemic është një ushqyes shumë I mirë për organizmin e njeriut. ‘’

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 10/06/2020 23:07

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?