Myslimanët kundërparadë më
17 maj: Edhe sportistët janë kundë

Myslimanët kundërparadë më <br />17 maj: Edhe sportistët janë kundë
TIRANE - Aktiviteti i lajmëruar i komunitetit LGBT në 17 maj mund të hasë në një tjetër pengesë. Forumi Mysliman Shqiptar ka njoftuar se po në këtë ditë dhe madje në të njëjtën orë, do të organizojë një manifestim me rastin e ditës së familjes. Roald Hysa, sekretari i Forumit, tha se aktiviteti synon të sensibilizojë shoqërinë për vlerat që mbart familja, pa mohuar faktin se është edhe një lloj proteste ndaj homoseksualëve.
Ndërkohë, myslimanët shqiptarë, në mbështetje të qëndrimit të tyre, kanë marrë edhe opinionet e disa sportistëve shqiptarë, të gjithë kundër aktiviteteve të komunitetit LGBT.

Ja çfarë cilët janë këta sportistë dhe çfarë kanë për thënë mbi temën:

Sokol Bulku – ish-futbollist titullar dhe zv/trainier i skuadrës së Tiranës
Unë jam për gjithçka normale që ka krijuar Zoti dhe e ka pranuar shoqëria njerëzore. Lidhja femër mashkull është krijuar nga Zoti si domosdoshmëri për riprodhimin njerëzor, edhe është e kuptueshme nga të gjithë kjo lidhje. Çdo lidhje tjetër në këtë kuadër për mua s’është normale dhe quhet deformim. Në qoftë se nuk bëjmë parada dhe promovime për gjëra krejtësisht normale dhe të pranueshme, atëherë pse duhet të bëjmë parada për deformime të këtilla. Kur këta të deformuarit ndjehen mirë për këtë paradë, atëherë si duhet të ndihemi ne që jemi normalë. Ky lloj zullumi le të mbetet midis tyre meqë kanë qejf ta bëjnë, dhe nuk është normale të na imponohet duke u shfaqur publikisht.

Elton Saliaga- ish-basketbollist i Tiranës, Dinamos dhe Valbonës; trajner basketbolli
E para jam totalisht kundër kësaj parade, sepse është një paradë antivlerash njerëzore dhe ka për qëllim uljen e figurës njerëzore, qoftë mashkullore apo femërore. Qenies më të lartë që ekziston në tokë. Siç e thashë më sipër është një antivlerë, që në thelb ka për qëllim prishjen e këtyre virtyteve apo normave që shoqëria shqiptare me fanatizëm i ka ruajtur, për të cilët shumë të tjerë ia kanë zili. Nuk besoj se shoqëria shqiptare do t’i pranojë këto antivlera. Këto lloj paradash shkatërrojnë në themel familjen për sa kohë ato bëhen publike.

Afrim Bilali – basketbollist titullar i Valbonës dhe i kombëtares, trajner
Unë personalisht jam kundra kësaj parade, sepse mendoj që prirjet seksuale çdo njeri duhet t’i mbaj për vete dhe jo t’i bëj publike e me këtë rast të masivizojnë degjenerimin e shoqërisë shqiptare. Të mendosh për një çast të vetëm sikur të gjithë njerëzit të ishin homoseksualë do të ishte fundi i botës, sepse nuk do të shtoheshin familjet me fëmijë. Zoti e krijoi mashkullin e femrën të jenë prehje për njëri-tjetrin. Këto njerëz po mundohen të shesin para shqiptarëve një ves të tyren si një sëmundje dhe si e tillë mendoj që kjo paradë nuk ka vend në Shqipëri. Le të shkojnë këta njerëz në Holandë apo diku tjetër ta bëjnë paradën pasi qeveria ua ka liberalizuar vizat. Unë mendoj që sëmundjet për të cilat duhet të ndjejmë keqardhje janë p.sh. kanceri, të cilit nuk po i gjendet shërimi, dhe SIDA që mendoj se ka lindur nga ky perversitet. Lus Allahun e Madh mos t’ua mundësojë një gjë të tillë, sepse këto vese mund të ndikojnë negativisht në familjet tona, në shoqërinë tonë. Mendoj që këto njerëz janë pervers dhe ky perversitet nuk mund të legalizohet në një vend, ku familja është akoma e shenjtë!

Ilion Lika – portier titullar i K.F. Tirana
Për mua si Ilion gjëja më e shenjtë dhe njëkohësisht nga gjërat më të bukura që përjeton njeriu në këtë botë është familja. Pra, çdo gjë që e cenon këtë gjë "familjen", për mua është e rrezikshme dhe unë jam totalisht kundra kësaj kategorie njerëzish që e dëmtojnë familjen. U sugjeroj të gjithë njerëzve të vlerësojnë familjen maksimalisht.

Erald Deliallisi – futbollist mesfushor i K.F. Dinamo, Tiranë:
Natyrshëm që jam kundër kësaj lloj parade dhe kjo lëvizje paraqet antivlerë për shoqërinë tonë. Familja për mua është diçka e shenjtë dhe unë jam i lidhur shumë ngushtë me familjen time dhe me të gjithë të afërmit e mi. Për mendimin tim kjo paradë nuk duhet të bëhet dhe këta njerëz duhet të trajtohen si të sëmurë.

Erald Pustina – futbollist Besëlidhja, Luftëtari
Këta nuk janë njerëz normalë, janë një dëm i madh për shoqërinë. Ato nuk njohin asnjë lloj morali dhe mua nuk më duket normale ajo që po kërkojnë këta. Në vend që të merremi me problemet reale që kemi të gjithë ne, tashti po na duhen edhe ky soj. Zoti i ka bërë njerëzit në çift, një burrë dhe një grua, që e lidhin jetën me njëri-tjetrin, ngrejnë një familje dhe luftojnë për të jetuar sa më mirë. E si mund të ketë familje kur këta nuk pjellin. Këto që po kërkojnë këto nëpër të gjitha kanalet televizive janë me pak fjalë perversitet.

Akil Jakupi- futbollist i Teuta Durrës
Në lidhje me paradën që mund të organizohet mendoj se nuk duhet realizuar në asnjë mënyrë. Bindjet dhe parimet e mia nuk e mbështesin një organizim të tillë. Mendoj se kjo është një shfaqje e pamoralshme dhe jo edukative për të rinjtë dhe shoqërinë. Veprimet e njeriut kanë kufij dhe kjo shfaqje i kalon kufijtë e njerëzores, dhe transmeton primitivitet. Zoti e ka krijuar gruan dhe burrin që të gjejnë prehje te njëri-tjetri, dhe jo për sjellje të këtij lloji. Një gjë e tillë nuk i sjell asgjë të mirë shoqërisë dhe familjes tonë, po vetëm i degradon ato.

Gentjan Muça – futbollist i Flamurtarit, Vlorë
Normalisht që jam kundër kësaj parade, sepse e para është kundër natyrës njerëzore dhe e dyta ka mënyra të tjera për të shkuar në Evropë. Zoti i madh e ka bërë dashurinë për femër e mashkull si çift, dhe jo për mashkull e mashkull. Kjo e shkatërron moralin e njerëzve, prandaj edhe jemi kundra.

Arvist Gjata- futbollist K.F. Tirana
Është e natyrshme që jam kundra paradës gay, Zoti e ka bërë diçka të natyrshme lidhjen mashkull femër, dhe ne nuk mund të dalim kundër kësaj gjëje. Unë jam i lumtur së bashku me familjen time dhe i uroj të gjithëve të krijojnë familje të mira dhe me harmoni me njëri-tjetrin. Kjo që duan të bëjnë këta soj njerëzish është e panatyrshme.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë