“Ne nuk jemi Shqipëria”, e vërteta e pankartës në protestën e Bukureshtit dhe photoshopi i opozitës (FOTO)

“Ne nuk jemi Shqipëria”, e vërteta e pankartës në protestën e Bukureshtit dhe photoshopi i opozitës (FOTO)

Fotoja e protestës në Bukuresht

Tiranë- Prej tre ditësh Rumania po përballet me protesta të dhunshme antiqeveritare, ndërsa në Shqipëri ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që iu bëri thirrje shqiptarëve të ndiqnin shembullin rumun e ta kthenin Tiranën si Bukureshti.

Opozita me sa duket i ka ndezur motorët e propagandës dhe nuk është ndalur vetëm me kaq. Prej disa orësh në rrjetet sociale qarkullon edhe fotoja e një protestueseje rumune që mban një pankartë në duar me shkrimin: Ne nuk jemi Shqipëria!

Ndonëse këtë foto e kanë shpërndarë edhe figura të njohura politike siç është edhe Besnik Mustafaj, redaksia e Shqiptarja.com dhe Report Tv me një kërkim të thjeshtë në internet mundi të gjejë versionin e saktë të fotos.

Statusi i Besnik Mustafajt

Protestuesja nuk mban në duar asnjë pankartë që ka të bëjë me Shqipërinë. Teksti është punuar bukur me photoshop. Versioni original i saj është: Drejtësi jo korrupsion.

Për ta kuptuar më mirë të gjithë lojën mjafton të shihni të dyja fotot.

Fotoja e montuar

Versioni origjinal i AFP

Një detaj tjetër që tërheq vëmendje është se protestuesja mban veshur rroba të trasha dimri, ndërkohë që protestat zhvillohen në kulmin e verës.

Kujtojmë se prej tre ditësh mbi 250 mijë njerëz kanë mbushur rrugët kryesore të disa qyteteve, madje janë konfrontuar ashpër edhe me policinë. Ka pasur të plagosur nga të dyja krahët, ndërsa mediat e konsiderojnë atë si demonstratën më të madhe në Rumani që pas vitit 1989. Zanafillë e demonstratave është bërë dekreti i ri i qeverisë, sipas të cilit një zyrtar mund të dënohet me burg vetëm nëse shkakton dëm që e kalon shumën prej 44 mijë eurosh. Organizatorët e protestave thonë se ky vendim i fton zyrtarët publikë të abuzojnë me detyrën e të vjedhin fonde.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 14/08/2018 05:39

    Nuk ka rendesi a eshte e sakte ose jo kjo parulle apo eshte fallsifikuar.Fakt eshte qe shume politikane evropjane e permendin shqiperine neper fjalimet e tyre si model te nje vendi super te korruptuar.Ne fakt vetem vendet afrikane jane perdorur deri me sot ne kete menyre krahasuese.

    Përgjigju
  • TIRONCI: 13/08/2018 23:09

    hahahahaa sa mjerane qe jane, as adoleshent se quaj dot kete opozite, aaaaa kuku breee ca na ka ra per is me majt me buk. Ti o lul ke zgjedhjet lokale e finishin, kujdes mos rrezohesh se tgjith ata qe ke rreth teje do shkelin me kom.

    Përgjigju
  • Xha Teme: 13/08/2018 21:12

    Futuani "koken ne morsete" Babaleve te ndyre te opozites kriminale. Keni marre fund o bandite te Vicidolit. Populli ju njeh mire o monstra qe vrate kater qytetare ne mes te bulevardit dhe hodhet ne ere nje fshat te tere per interesat e Sypeshkaqenit dhe familjes kriminale Brekeskisha,

    Përgjigju
  • tini: 13/08/2018 19:58

    Nuk mund te ngrihet populli ne proteste me mashtrimet te tipit babale dhe foto shop ne protesten rumune . Kush kerkon te ngrihet populli , ato qe e lan Shqiperine ne gremine ekonomike , ata qe ndertuan kete drejtesi kriminale qe mbrojti vet ato , apo ai qe urdheroi vrasjet e Getdecit dhe te bulevardit . Protesta kerkon lider te ndershem dhe te afte te ngrejne besimin ndryshe ajo sfumohet . Opozita ka nevoje imediate te ndryshoje lidershipin e inkriminuar dhe ta marrin ne dore te rinjte e PD

    Përgjigju
  • Shqipetari: 13/08/2018 17:30

    Po vazhdoj te gjej gabimin tjeter te berjes se Foto Shopit nga Opozita Shqipetare Tradhetare Kombetare kriminale qe do nxjer jashte Ligjit si Parti anti kombetare Te dashur Shqipetare shikoni me vemendje Foto shopin dhe origjinalen Origjinalja eshte shkruar me Shkronja te medha Shtypi kurse Foto Shopi me shkronja te vogla dore Bllof ! . Kete detaj ma tregoi nje Fotoshopist Profesionist . Kete qe ka bere Opozita jone jane lojra Babalesh mos u besoni Sahliut dhe horrave qe e redhojne

    Përgjigju
  • Emigrant: 13/08/2018 17:25

    Kriminelët e PD duhen kaluar në hell.mjer ata që që i besojnë këtyre monstrave antishqiptare.ngrihuni o shqiptarë dhe tregojuni vendin këtyre tradhëtarëve dhe vrasës të shqiptarëve

    Përgjigju
  • Kur i prish pune vetes kot: 13/08/2018 17:23

    Fotoshopi duket qarte. Megjithse sdo ishte cudi po te kishte dhe nga nje pankarte per ne. Ndersa per protestat ne Rumani futi nje wikipedia perpara se ti lepiesh atyre ndyresirave qe te paguajne (PD = PS = LSI = shit)... kane filluar ne dimer. https://en.wikipedia.org/wiki/2017%E2%80%932018_Romanian_protests.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm