Pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ju drejtohej gjithë shqiptarëve për t’ju bashkuar protestave në shator, si rasti në Rumani, ka reguar deputeti socialist. Ka qenë pikërisht deputeti i PS-së Pjerin Ndreu, i cili ironizon Sali Berishën. Deputeti socialist thekson se thirrjet e Berishës për protestë janë të njëjta me thirrjet që mund të bëjë autori i masakrës së Resulajt, Ritvan Zykaj, për të protestuar për pafajësi.

Kur të thërret Saliu me dalë në protestë është njëlloj si me të thirrë ky Ridvani i Selenicës për të protestu për pafajësi !.

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu

Ndërkohë, sot Berisha reagoi përmes një postimi në facebook, lidhur me protestat antiqeveritare që po mbahen ditët e fundit në Rumani. Me anë këtij postimi, ish kryministri ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një protestë mbarëpopullore kundër kësaj qeverie.

Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Sali Berisha