Socialistët mbledhin Asamblenë, s’ka ndryshime në qeveri/ Rama kritika të ashpra, hap zyrtarisht "fushatën"

TIRANË- Në orën 10:15 të ditës së sotme u mblodh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Siç edhe ishte paralajmëruar në këtë asamble u miratua rendi i ditës, ndërkohë që fokusi janë zgjedhjet e ardhshme lokale, oferta e socialistëve për opozitën. Në rendin e ditës që është miratuar në Asamble, nuk përfshihen ndryshimet e përfolura në kabinetin qeveritar. Në Asamble ka folur kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, Alfred Peza dhe Elisa Spiropali. Rama vuri theksin tek bashkëqeverisja, por nuk harroi edhe të fliste publikisht për deklaratat e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Rendi i ditës në Asamblenë e PS-së

1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

Në Asamblenë Kombëtare ndodhen figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Ish-ministra e ish-deputetë, kryetarë bashkish e drejtues në qarqe kanë marrë pjesë në këtë Asamble. Ka spikatur kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili është filmuar teksa ka mbërritur me biçikletë.

 

VIDEO/Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, duke hyrë për në Asamblenë e PS-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
'Në Tiranë morëm shumë më pak vota se në Fier', si e thumboi Rama sërish Tahirin në Asamble

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama se që tani duhet filluar puna për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nisur nga zgjedhjet vendore të zhvilluara në 2017-ën, Rama u shpreh se janë bërë disa gabime dhe si pasojë janë humbur disa deputetë duke thumbuar kështu ish-ministrin Saimir Tahiri.

Duhet të bëjmë një organizim të thelluar në territor, të marrim eksperiencat më të mira të mos harrojnë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara. Të shikojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull. Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar. E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë, se patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë.

Edi Rama, kryeministër

Rikujtojmë që Saimir Tahiri u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm me urdhër të kryeministrit Rama në prag të zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar. Sipas kryeministrit Rama, shkarkimi i asokohe ministri Tahiri dhe ministrave të tjerë Blendi Klosit, Ilir Beqajt si dhe Bledi Çuçit u bë me qëllim forcimin e grupeve të angazhuara për zgjedhjet. Ish-ministri Tahiri ishte udhëheqësi i fushatës së PS-së në Tiranë, qark i cili mori 18 mandate.

Ora 12:46
Tone të ashpra, kritika dhe reflektim, Rama: PS është larg asaj që duhet të jetë, zgjedhjet fillojnë sot

Me tone të ashpra, dhe kritika të forta drejtuar socialistëve, kryeministri Edi Rama, ka folur sot në Asamblenë e PS-së. Rama ka thënë se drejtorë dhe zyrtarë të PS-së, kanë abuzuar me detyrën e tyre. Rama tha se Partia Socialiste duhet të riformohet.

Kryeministri theksoi se deputetët e PS-së, nuk duhet të mendojnë se janë “thjesht për të mbushur lista”.

Është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e PS. Është kjo të shtojmë burime të reja njerëzore, organizatat të marrin formën dhe përmbajtjen e kohës që jetojmë. Më të mirët të jenë pjesë e jona. Më të mirët pa dallim, pa ngjyra, pa histori, duhet të bëhen pjesë e jona. Nuk është çështja të bëjmë numra, e të regjistrojmë familjen e të bëhemi një organizatë familjare. Na duhen njerëzit që kanë dicka për të thënë. Na duhet një hapje zemre e madhe e vërtetë dhe e besuar nga secili prej nesh. Teatrin e disa kryetarëve partie që mbushin lista, ne nuk mund ta pranojmë. Duhet nisur një punë në harmoni të plotë me deputetet të cilëve iu bëj një thirrje shumë të fortë: Jeni atje për të gjithë! PS duhet të jetë dhe do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë. “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”. Ky duhet të jetë motivi i të gjithëve.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri ka folur më tej, për fushatën e llogaridhënies me qytetarin. Rama ka thënë se komunikimi me njerëzit është një plus për PS-në, por sipas kryeministrit, Partia Socialiste në terren është shumë larg nga ajo që duhet të jetë.

Morëm mësime të vlefshme nga komunikimi me njerëzit, nga fushata e llogaridhënies në të gjithë territorin e Shqipërise. Asnjëherë nuk ka pasur një shtrirje kaq kapilare në te gjithe vendin. Kjo është një risi të cilën ne duhet që ta pasurojmë në vijm.Por përsëri jemi përballë një vërtete të madhe që duhet të ndryshojë që të hënën. E vërteta është se PS në territor është larg se qëni Partia Socialihte, është larg së qëni partia që kryen komunikim me ata që na kanë besuar, madje mund të thuhet se disa drejtues tanë në rrethe e kanë braktisur punën në terren dhe janë bërë ndërmjetësuar e për të futur njerëz në punë. Kjo bie ndesh me betimin që kemi bërë, dhe luftë për të çuar tepsinë për skrap. Nuk është luftë propagandistike, as për të ndarë vendin në engjëj e djaj, por për të kuptuarit e shtetit që e ka penguar vendit të bëhet shteti që ne duam. Çfarë ne duhet të nisim menjëherë si proces thellimi të përpjekjes sonë për të qenë sa më pranë njerëzve është prishja e kësaj paqeje në gjithë terrorin e vendit, Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer në shtetin e vet njerëz me kapacitete, dhe për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptarë, nëse ne dështojmë në këtë mision është dështim historik për PS dhe na rrofshin pastaj qokat dhe nderet e punësimet e pamerituara duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në mënyrë të pabesë mes fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Askush nuk u ka kërkuar krerëve në rrethe të jenë shefa kuadri.  Ne nuk i kemi në detyrë krerët e PS kjo duhet të ndryshojë dhe do të bëjmë çmos që të ndryshojë

Edi Rama, kryeministër

Rama ka pranuar përgjegjësitë e tij përballë qytetarëve, pasi sipas tij, është humbur më shumë kohë me opozitën, sesa me qytetarët.

Kemi humbur shumë kohë, unë jam përgjegjësi kryesor, kemi humbur shumë energji duke u marrë më shumë me ata që kemi përballë se me ata që na mbajnë në krahë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht. Vëmendja jonë duhet të jetë e gjitha për ata që na mbajnë në krah. Të ndalosh, të kthehesh mbarapa e të rrish të merresh me ata që janë shumë larg që lëshojnë gjithcfarë lloj lehjesh është e padrejtë për njerëzit. Nuk kemi asnjë arsye më të zgjatemi e stërgjatemi për të lehtësuar veten nga balta e përditshme që e kemi kusurin tonë se njerëzit nuk na e kanë për borxh.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri ka theksuar se zgjedhjet vendore kanë nisur sot, jo për të fituar zgjedhjet por zemrat e njerëzve.

Ne duhet të fillojmë zgjedhjet vendore, sot, sot, sot, menjëherë. Mos presim fushatën, jo për të fituar zgjedhjet. Nuk është problemi jonë të fitojmë zgjedhjet, ndeshjen pa kundërshtarë e fiton kushdo. Problemi jonë është të fitojmë zemrat e njerëzve, të kurojmë plagët e tyre të zhgënjimit, ku ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë, fajin tonë, prandaj ne duhet të fillojmë fushatën sot. Listat s’mund ti bëjmë natën e fundit, sipas qejfit e t’ia faturojmë PS e mos mbajmë pastaj asnjë përgjegjësi. Këshilltarët bashkiakë të PS duhet t’u japim mundësinë të jenë në listë por duhet t’u japim edhe shumë të tjerëve.

Edi Rama, kryeministër

Ora 11:55
Pikante nga Asambleja, Alfred Peza: Rama është lideri i tretë në botë më i ndjekur pas Merkel dhe Medvedev

Sekretari dixhital në Partinë Socialiste, Alfred Peza, në fjalën e tij, para asamblesë së PS-së, ka thënë se kryeministri Edi Rama, është një nga liderët më të ndjekur në rrjetet sociale. Pas Merkel dhe Medvedev, i treti vjen Rama, tha ish-deputeti socialist.Peza tha se fjalimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet qendrore në vitin 2017, ka arritur 10 mijë share në rrjetet sociale.

Dihet tashmë që kryeministri ynë është i treti nga liderët globalë më i ndjekuri pas kancelares Merkel dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev. Ka mbi një milion e 136 mijë ndjekës në facebook që do të thotë se mbi 80 përqind e shqiptarëve e ndjekin dhe kjo është meritë e tij.

Alfred Peza, sekretari dixhital në Partinë Socialiste

Ora 11:45
Erion Veliaj bën parashikimin për zgjedhjet: PS fiton në 61 bashki, njerëzit në vëmendje

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kryebashkiaku i Tiranës ka bërë një parashikim për zgjedhjet lokale të vitit që vjen. Ai është shprehur se Partia Socialiste do ketë një fitore spektakolare në 61 bashki. “Do të kemi një fitore spektakolare në 61 bashkitë në këto zgjedhje”, tha Veliaj.

“Vëmendja jonë është tek njerëzit, që nga dita e parë e jetës deri në ditën e fundit, me gjitha shërbimet që ofrojnë bashkitë tona”. Kështu, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku prezantoi disa nga arritjet dhe projektet e pushtetit vendor.Teksa vlerësoi projektin e rilindjes urbane, Veliaj nënvizoi se parimi i PS për vëmendjen tek njerëzit, ishte një zgjedhje e shkëlqyer.

“Nuk besoj se ka pasur një projekt tjetër më të rëndësishëm që i ka shenjuar qytetet se projekti i Rilindjes Urbane. Nëse ka diçka që do të ngelet pas 100 viteve, besoj se do të jenë dy gjëra: Partia Socialiste dhe qendrat e qyteteve. Sheshi “Skënderbej” do të jetë aty tërë jetën, Lungomarja e Vlorës po ashtu, Pazari i Korçës do të jetë aty tërë jetën. E falënderoj kryeministrin dhe qeverinë që vendosën të vendosnin qytetet si prioritet dhe tek vëmendja për njerëzit, fillimisht nga qytetet. Sot kur shikojmë sesi kjo po ndodh në Francë dhe se si Presidenti Macron po bën diçka të ngjashme, ne si ballkanas tipikë, ose atipikë, nuk jemi ksenofob, jemi ksenofil, i duam kur i bëjnë të huajt gjërat; por, vizion të tillë dhe punë të tilla kemi bërë edhe këtu në vendin tonë”, tha ai, teksa shtoi se falë këtyre investimeve nëpër qytete, jo vetëm është përmirësuar cilësia e jetës, por kanë gjeneruar edhe ekonominë e qyteteve. “Fakti që bumi turistik u fokusua në qendrat e qyteteve tregoi se parimi i PS për vëmendjen tek njerëzit, aty ku ata gravitojnë, ku është jeta e tyre publike, që janë qytetet tona, ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, nënvizoi Kreu i Bashkisë. Veliaj theksoi se sfidë është programi i dytë i qeverisë, projekti “100 fshatrat”, për t’u siguruar që vëmendja për njerëzit të përfshijë edhe ata që jetojnë në fshat. “Një punë e madhe është bërë nga bashkitë, për t’i lidhur qendrat e fshatrave me qytetin, por jo dhe aq për të krijuar një hapësirë publike brenda fshatrave ku me agroturizmin dhe iniciativat e tjera e kemi potencialin ta bëjmë me projektin e “100 fshatrave”. A mos ka ardhur momenti që të vendosim disa kritere, ku në vend të mbushim dhe t’i kthejmë në parkingje njerëzish zyrat tona të bashkisë, ndoshta një pjesë të madhe të financimeve mund t’i çojmë në investime dhe më pak njerëz? Më shumë dixhitalizim, më shumë kompjuterizim, mund të na ofrojë shërbime që pastaj na lirojnë fonde për të bërë investime publike. Ajo që unë kam vënë re si kryetar bashkie dhe si kryetar i Shoqatës, është që njerëzit nuk kanë problem të paguajnë taksat, nëse ato i paguajnë të gjithë, dhe nëse dikush nuk përjashtohet. Dhe e dyta, nuk kanë problem të paguajnë taksat tona modeste nëse marrin shërbime mbrapsht”, tha Veliaj, ndërsa kërkoi që të gjitha bashkitë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë të rrisin sipërfaqet e mbjella duke futur edhe një mentalitet të ri.

Prioritet për bashkitë do të jetë edhe çështja e furnizimit me ujë të pijshëm, në mënyrë që të gjithë qytetet të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. “Një nga shembujt më inkurajues dhe besoj se do të sfida edhe e këtyre zgjedhjeve, por edhe e mandatit tjetër, do të jetë çështja e furnizimit me ujë. Në bashkitë që drejtohen nga PS, kemi rritje me 22 për qind të furnizimit me ujë të pijshëm. Disa janë kampionë, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Puka, me 24 orë furnizim, të tjerët kanë bërë progres, por unë besoj se me një bashkëpunim me qeverinë dhe me investime inteligjente të gjithë mund të jemi në rangun e këtyre kampionëve kur vjen puna në furnizimin me ujë të pijshëm”, deklaroi Veliaj.

Ora 11:11
Asambleja e PS-së, flet Balla: Do garojmë si fitues në 61 bashki

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij para të pranishmëve në Asamble, ka thënë se PS do të garojë si fituese në 61 bashkitë e vendit.  

“Jemi 250 ditë larg zgjedhjeve vendore. Do garojmë si kandidatë fitues në 61 bashki të vendit. Aleati ynë i vetëm në këto zgjedhje janë qytetarët. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën. Vëmendja jonë janë qytetarët.”- tha Balla.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 07/09/2018 13:11

    Bej qejf o sulltan Edvini, o bashkepronar(bashke me Argiten, Shkelzenin, Meten dhe Luljeten) i parave, tokes, nentokes, rrugeve dhe bregdetit te Shqoperise. Kjo e ashtuquajtura demokraci si e jona, pa opozite, keshtu do perfundoje, diktature apo sulltanat quajeni si te doni. Ku te gjitha parate dhe pasurite e nje populli i ndajne mes tyre nje grusht pushtetaresh dhe oligarkesh dhe njerezia jeton sa per buken e gojes. Prandaj bjeri me top sa te mundesh per vete dhe xhaxha Sorosin ne Amerike.

    Përgjigju
  • redi: 07/09/2018 11:21

    Me kete qeveri ,dhe pa socialiste brenda, zor se do ja dilni . Rama nuk punon me gjeneral, por do ushtar si Ahmetaj dhe Gjiknuri se Beqian e hoqi mbasi miratoj koncensionet ne shendetsi . Kjo qeveri ka dash ndryshime ,por sic e ka pranuar vet Rama eshte kokforte . I pafte hajrin se per socialistet nuk eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri