Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama se që tani duhet filluar puna për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Nisur nga zgjedhjet vendore të zhvilluara në 2017-ën, Rama u shpreh se janë bërë disa gabime dhe si pasojë janë humbur disa deputetë duke thumbuar kështu ish-ministrin Saimir Tahiri.
Duhet të bëjmë një organizim të thelluar në territor, të marrim eksperiencat më të mira të mos harrojnë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara. Të shikojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull. Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar. E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë, se patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë.
Edi Rama, kryeministër
Rikujtojmë që Saimir Tahiri u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm me urdhër të kryeministrit Rama në prag të zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar. Sipas kryeministrit Rama, shkarkimi i asokohe ministri Tahiri dhe ministrave të tjerë Blendi Klosit, Ilir Beqajt si dhe Bledi Çuçit u bë me qëllim forcimin e grupeve të angazhuara për zgjedhjet. Ish-ministri Tahiri ishte udhëheqësi i fushatës së PS-së në Tiranë, qark i cili mori 18 mandate.
Lajmi kryesor: