Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendimin drastik për ish-të dashurin

Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendimin drastik për ish-të dashurin

Blogerja Chiara Ferragni dhe ish-i dashuri i saj Ricardo Pozzoli

Më datë 1 shtator blogerja e njohur italiane i dha fund beqarisë. Në një ceremoni krejtësisht përrallore, Chiara Ferragni kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin Fedez. Dasma mori vëmendjen e të gjithë botës teksa dyshja e njohur u kujdesën që çdo detaj të ishte perfekt.

Mirëpo teksa kanë kaluar vetëm 20 ditë nga ceremonia, blogerja ka filluar të vendosë gjithçka në vendin e duhur në jetën e saj. Dhe këtu e kemi fjalën për një vendim të rëndësishëm që ka marrë në lidhje me ish-të dashurin e saj Riccardo Pozzoli.

Dyshja kanë qenë të lidhur prej 6 vitesh dhe ka qenë pikërisht ai që e ka ndihmuar në themelimin e kompanisë së saj “Tbs Crew”, dhe në krijimin e blogut “The Blonde Salad”, që i dha Chiara-s famë ndërkombëtare. Krejt papritur Ferragni e ka pushuar Pozzolin nga puna dhe arsyeja nuk dihet ende.

Blogerja Chiara Ferragni, partneri i saj Fedez dhe djali i tyre

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz